Meditime 26 Nëntor (Lexoni nga Eksodi 17:8-16)
Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit. (v. 12)
Për vite të tëra, e kam pasur shumë të vështirë të kërkoja ndihmë. Pritshmëria e madhe e asaj që mund ose duhej të arrija vetë shpeshherë më pengonte që të mos e lejoja dikë tjetër të më gjendej pranë në kohë nevoje. Dhe kjo solli irritim, stres të kotë, madje, edhe vetmi ndërsa detyrat e rënda qëndronin para meje.
Quajini vite përvoje ose urtësi me kalimin e moshës, por tani e di mirë përfitimin e shkëlqyer të ndarjes së barrave dhe të lejimit të dikujt tjetër të flasë në një situatë ku kam nevojë për ndihmë. Në fakt, ky nivel dobësie ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve, në rritjen e besimit dhe më ka lejuar të kremtoj dhuntitë e të tjerëve.
Po sikur Moisiu t’i kishte shtyrë tutje Aronin dhe Hurin kur kishte nevojë? Moisiu, i thirrur nga Perëndia për ta nxjerrë popullin e Tij nga Egjipti, mund ta kishte lënë faktin që ishte njeri ta mposhtte dhe ndoshta në fillimin e jetës së vet do ta kishte bërë diçka të tillë. Megjithatë, pas 40 vjetësh që u sorollatën më kot, Moisiu ishte aq i urtë sa ta dinte që kishte nevojë për ndihmë. Ndërsa krahët e Moisiut gjetën mbështetje, Perëndia u lavdërua dhe izraelitët dolën fitimtarë.
A pranoni ju ndihmë? A jeni të gatshëm t’i lejoni të tjerët të përdorin dhuntitë e dhëna nga Perëndia për t’ju bekuar juve? Ka shumë rëndësi ta bëni këtë. Si na e kujton Predikuesi 4:9: “Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre”. – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, shprehni falënderim për njerëzit që ju ndihmojnë në jetë!
#Thanksgiving #25nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









