web-woh-24-nen

Mirënjohës për perëndimet e diellit

Loading poll …

Meditime 24 Nëntor (Lexoni nga Psalmi 2)

Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma. (v. 11)

Familja ime jeton rreth 40 kilometra larg brigjeve ranore të Liqenit Miçigan. Edhe pse shpeshherë nuk e shikojmë perëndimin e diellit mbi ujërat e gjera, pamja e shtëpisë sonë nga perëndimi na jep mundësinë të shikojmë ngjyrat e forta rozë, portokalli dhe të verdha ndërsa dielli zhytet përtej dallgëve.

Është shkëlqyeshëm kur pret një fund të besueshëm, të kënaqshëm, si bukurinë e një perëndimi. Në të kundërt, është shumë e vështirë të durosh pasigurinë për gjërat që do ndodhin më pas. Psalmi 2, shkruar nga Davidi (shikoni Veprat 4:23), është si historia e një pale (Perëndisë) që e di si përfundon historia dhe palës tjetër (kombeve) që po sillen qorrazi pa u shqetësuar fare për rezultatin përfundimtar. Mbretërit e dheut mblidhen në bashkëpunim në rebelim (vv. 2-3), ndërsa Perëndia qëndron në fronin e Tij dhe qesh me marrëzinë e tyre (v. 4) para se t’i trembë në indinjatën e Tij (v. 5) dhe do ta vendosë Jezusin si mbret me autoritetin për të sunduar mbi të gjithë (vv. 6-9).

Sa shpesh jemi edhe ne si ata kombe dhe mbretër të marrë, sillemi sikur kemi gjetur zgjidhjen për çdo gjë, në vend që ta besojmë me përulje Atë që ka çdo zgjidhje?

Nëse nuk jeni të sigurt se si përfundon historia juaj tokësore, të jeni të sigurt që Perëndia do që ju ta kaloni përjetësinë me Të. Nëse jeni penduar për mëkatet tuaja dhe e keni vënë besimin te Jezusi, mund t’i besoni Atij në çdo perëndim dielli të jetës suaj, duke jetuar me sigurinë që Ai mban në dorë të gjitha të nesërmet tuaja. “Lum ata që gjejnë strehë tek ai” (v. 12). – Joy Petroelje

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për dhuratën e Jezusit, Mbretit të vetëm!

#Thanksgiving #24nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-dita-36-woha-36

Fuqia e Emrit të Tij

Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...

Tags: No tags