Meditime 28 Nëntor (Lexoni nga Psalmi 34: 1-14)
Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. (v. 8)
Disa prej kujtimeve të mia më të thjeshta, por më të çmuara lidhen me shije dhe përvoja specifike. Si aragosta e sapokapur gjatë një udhëtimi në bregun e Atlantikut me tim shoq apo ai misri i parë, i ëmbël i gatuar me gjalpë i sezonit me familjen e mbledhur rreth tavolinës në kuzhinë apo një tas me ëmbëlsirë me mollë që shijohet gjatë mesit të vjeshtës. Sot, Ditën e Falënderimeve, shumë prej nesh do të shijojnë banketin dhe do krijojnë kujtime me të afërmit dhe miqtë.
Te Psalmi 34, specifikisht te vargu 8, ne na ftojnë të provojmë sa i mirë është Zoti. Për mua, fjalët e Davidit ngjallin tablonë e një shefi pasionant, pritshmëritë e të cilit për pjesëmarrjen tonë barazohen vetëm nga dëshira jonë për ta shijuar çdo kafshatë më gjatë deri në pikën ku ulemi në karrige, mbyllim sytë dhe qeshim atje në paqe, gjithçka si rrjedhojë e këtij ofrimi të ëmbël. Mirësia e Perëndisë është si vakti më i mirë që kemi ngrënë dhe na ushqen trupin, mendjen dhe shpirtin.
Është e rëndësishme të kujtojmë që mundësia për ta provuar me të vërtetë mirësinë e Perëndisë është e gatshme për besimtarët vetëm falë gatishmërisë së Krishtit për ta provuar vdekjen në kryq në vendin tonë. Atë e rrahën, e fshikulluan dhe në fund e kryqëzuan (Marku 15:15-24), pasi e refuzoi verën që i ofruan që mund t’ia kishte fashitur dhimbjen (v. 23), para se të dilte fitimtar mbi ferrin që të mos jetë nevoja ta përjetojmë ne. Dashuria më vetëflijuese e Jezusit është vepra më e madhe, e mundur e mirësisë. Përgjigjja jonë më e mirë ndaj kësaj është të bëjmë jetë plotë mirënjohje, hir dhe dashuri, duke i ftuar të tjerët që të “provojnë dhe shohin”. (v. 8). – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, mbyllini sytë dhe provojeni mirësinë e Perëndisë!
#Thanksgiving #25nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...