Meditime 22 Nëntor (Lexoni nga 1 Pjetri 1:3-12)
I cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,… (v. 3)
Në ditën e parë të këtyre meditimeve, ne shqyrtuam një citim nga Maks Lukado, që kishte për qëllim të frymëzonte mendimet tona në një botë të mbushur me dëshira. Fjala hapëse e përkufizonte mirënjohjen si “të qenit më i vetëdijshëm për ato që ke, sesa për ato që s’ke.”
Të gjithë mund të biem pre e dëshirave të kësaj bote, edhe kur këto dëshira janë të lidhura me gjëra materiale, status profesional, madje dhe mirënjohje për shërbesën tonë në kishë, në lagje, apo komunitet. Shpresoj se, ndërsa kalojmë kohë duke shqyrtuar Shkrimin në lidhje me mirënjohjen, ato ndjenja xhelozie, zilie, inati, apo zemërimi që mund të keni patur, të jenë mpakur. E di që barra ime personale është më e lehtë kur kremtoj mirësinë e Perëndisë dhe braktis dëshirat e botës. Ideale është që “bollëku” në jetën tonë, familjet tona, shtëpitë tona, shëndeti ynë, mundësitë që kemi, na tërheqin vëmendjen drejt bekimeve pa fund të Perëndisë, dashurisë së Tij të pandryshueshme, dhe punës që bën Ai çdo ditë në ne, duke na bërë njerëz më mirënjohës.
Nëse jeni penduar për mëkatet tuaja dhe e keni pranuar dhuratën e faljes dhe hirit të Perëndisë, ju keni një shpresë të gjallë dhe një trashëgimi të përjetshme që do të jetë më e shkëlqyeshme, më e çmuar dhe më jetëgjatë se çdo gjë këtu në tokë. Kur ne jetojmë me mirënjohje, ne bekojmë zemrën e Perëndisë, duke i dhënë lavdi Atij që jep të gjitha dhuratat e mira. (Jakobi 1:17). – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë të jetoni me mirënjohje dhe si pasqyrim i dashurisë së Tij për të gjithë ata që ju rrethojnë.
#22nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









