Meditime 25 Nëntor (Lexoni nga Psalmi 143)
Tek ti unë fshihem. (v. 9)
A keni luajtur ndonjëherë kukafshehti? Nëse po, a jeni fshehur ndonjëherë aq mirë sa nuk po arrinte t’ju gjente askush? Besoj se të gjithë ne kemi dëshirë të na dëgjojnë dhe të na shohin, por kur shqetësimet e jetës bëhen barrë e madhe, ideja e një vendi të shkëlqyer fshehjeje është tepër joshëse. Kur dhimbja është e fortë, fshihuni! Kur malet e jetës ngrihen para nesh, fshihuni! Kur përpjekjet tona maksimale dështojnë, fshihuni! Fshehja mund të tingëllojë bukur, por shpeshherë nuk është praktike.
Në kohën kur Davidi shkruajti Psalmin 143, ai kishte shumë kohë që i arratisej Saulit. Gjetja e strehës ishte kthyer në mënyrë jetesë për të shpëtuar kokën. Për mua, pjesa e dytë e vargut 9 na tregon një tablo të Davidit që përpihet nga përqafimi i Perëndisë, ndoshta nga vetë prania e Tij deri në atë pikë sa nuk e shikon askush që është fshehur atje. E bukura e besimit te Perëndia është që ne mund të fshihemi në Të, në mes të sheshit, kurdoherë që kemi nevojë.
Psalmet janë të mbushur me kujtesa që na tregojnë se Perëndia është mbrojtësi ynë. Psalmi 17:8 frymëzoi predikuesin e shekullit 19 që më pas u bë autor himnesh, Uilliam Kashing, që të kompozonte këngën “Nën krahët e Tij”, refreni i së cilës thotë: “Nën krahët e Tij, nën krahët e Tij, kush mund të shkëputet nga dashuria e Tij? Nën krahët e Tij shpirti im do të banojë, do të banojë në siguri përjetë.” Dhe Psalmi 46 nis kështu: “Perëndia është për ne një strehë dhe forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” Lavdëruar qoftë Zoti për drejtimin dhe përkujdesjen e Tij! – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që mund të gjeni gjithmonë strehë tek Ai!
#Thanksgiving #25nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Kush e lëvizi gurin?
Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3) Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quaj ...
Në ditën e tretë
Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...
I vdekur dhe i varrosur
Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42 Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42) Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krisht ...
Poshtë kryqit të Jezusit
Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30 Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t'i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32) Poshtë kryqit të Jezusit nuk i ...
Njeriu që mbajti kryqin e Tij
Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33 Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26) Në Jerusalem është një r ...
Gjykatësi që e dënoi Atë
Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16) Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban ...
Dishepulli që e mohoi Atë
Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75 Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74) Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Di ...
Njeriu që e tradhtoi Atë
Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25Mos jam unë, Zot? (v. 22)Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi hist ...