Dita 69 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Zanafilla 1
Por fryti i Frymës është… mirësia. (v. 22)
Ne e përdorim fjalën “i mirë” në mënyra të ndryshme. Ushqimi ishte i mirë, dita ime ishte e mirë, fëmijët u sollën mirë, filmi ishte i mirë, ai e fliste mirë spanjishten, po ndihem mirë. Cilës mund t’i referohet “mirësia” si fryt i Frymës? Nuk mendoj që Pali po përshkruan vetëm sjelljen e mirë apo edhe një përmasë të cilësisë apo ekselencës. Tek e fundit, ai po tenton t’i ndihmojë të krishterët e Galatisë të shikojnë dallimet mes dëshirës së mishit dhe dëshirës së Frymës. Dëshira e mishit ka sensin e vet të asaj që është “e mirë”. Si na e jep dëshira e Frymës një matës krejt ndryshe për mirësinë?
Ndoshta mirësia që Fryma shfaq është më e ngjashme me mirësinë për të cilën dëgjojmë në kapitullin e parë të Zanafillës, ku Perëndia e shpreh vazhdimisht që rendi i krijuar është i mirë. “Dhe ja, ishte shumë mirë” (Zan. 1:31). Krijimi ishte i mirë, sepse po shkonte ashtu si e kishte krijuar Perëndia, me njerëzit, kafshët dhe bimët në harmoni të plotë. Mirësia e krijimit ishte një paqyrim i mirësisë përfundimtare të Perëndisë. Rënia pasuese e njerëzimit në thyerje na ka lënë me një dëshirë për Perëndinë që ta rikthejë krijimin te mirësia dhe plotësia që Perëndia ende ka si qëllim për ne. Ndoshta fryti i mirësisë së Frymës na e tregon se si do jetë ai premtimi i mirësisë së restauruar. Është nga ajo mirësi që e kap ritmin e krijimit dhe parashikon mirësinë e qiellit të ri dhe tokës së re. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë ta ndajë me ju përmasën e mirësisë së Tij!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita69
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









