Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22
Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9)
Vetëm pak përpara ndeshjes sonë në transfertë, që premtonte të ishte goxha sfiduese, trajneri i basketbollit në gjimnaz na tha: “Mos më bëni numra. Dua pasime të qarta e të sakta, gjuajtje të përzgjedhura dhe përqendrim te vija fundore”.
Në të njëjtën mënyrë, Pali tek Romakëve 12:9-13 bën thirrje që të “mos bëhen numra” me jetesën brenda komunitetit të krishterë në Romë. Përpara se Pali ta shkruante këtë letër, në Romë kishte ndodhur një ngjarje që kishte pasur ndikim tek kishat shtëpi. Në vitin 49 pas K. perandori Klaud i kishte përzënë judenjtë nga Roma. Kjo gjë përmendet tek Veprat e Apostujve 18:2: “Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë judenjtë të largohen nga Roma”. Dëbimi i judenjve nga Roma mund të ketë rezultuar nga debatet e nxehta nëse Jezusi ishte apo jo Mesia, ose me shumë mundësi nga numri i konvertimeve në besimin e krishterë të romakëve që kishin pozita të larta. Kur besimtarët judenj u lejuan që të rikthehen në Romë, kjo ishte një zgjidhje e ndjeshme, dhe Pali e këshilloi komunitetin e krishterë të mos bënte “gomarllëqe”. Brenda kishave të ndryshme shtëpi, të përbëra edhe nga judenj edhe nga johebrenj, ndjekësit e Jezusit duhet të jetojnë me një dashuri pa hipokrizi.
Studiuesit biblikë nxjerrin në pah strukturën me fjali të shkurtra, përdorimin e pjesoreve në formën urdhërore dhe udhëzimet “me breshëri” si shenja të seriozitetit të Palit: “Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore” (v. 9-10). Edhe ne jetojmë në një kohë kur nuk duhet të bëjmë numra në jetën tonë të krishterë së bashku. — Kent Fry
Ndërsa luteni, kërkoni që bota do të na njohë që jemi të krishterë nga dashuria jonë pa hipokrizi.
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...
Taksat si bekim frymëror
Dita 49 | Lexoni nga Romakëve 13:1-7; Galatasve 1:13-14 Sepse prandaj paguani edhe tatimet. (Rom. 13:6) Unë kam një koleg që thotë se 15 prilli (afati i fu ...
Aq sa varet prej jush
Dita 48 | Lexoni nga Romakëve 12:14-21; Mateu 5:38-42 Po të jetë e mundur, dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (Rom. 12:18) Ku ...
Mos bëni numra
Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...
Kura për “supermen”-in
Dita 46 | Lexoni nga Romakëve 12:3-8; Mateu 5:5 ... të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë. (Rom. 12:3) Kur isha i vogël, superheroi më i rëndësishëm ...
Kthehuni tani tek lutja
Dita 44 | Lexoni nga Romakëve 15:30-33; 16:25-27 Edhe Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë. Amen. (15:33) Disa nga çastet e mia më të fuqishme në komunit ...
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejn ...









