Dita 4 | Lexoni nga Filipianëve 2:1-11
E përuli veten duke u bërë i bindur deri në vdekje, edhe deri në vdekje të kryqit. (v. 8)
Mbesa ime, Luna, është gati 5 vjeç, dhe një nga lojërat e saj të preferuara quhet “ndiq drejtuesin”. Shumicën e kohës ajo dëshiron që të jem unë drejtuesi, që të bëj një veprim dhe më pas ajo ta imitojë atë dhe të bërtasë fort me një buzëqeshje të madhe dhe të më thotë: “Shiko, gjyshi! Unë po bëhem njësoj si ty!”.
Në letrën e Palit drejtuar Filipianëve, ai po u bënte thirrje që, në thelb, ata të vështronin Jezusin dhe të luanin “ndiq drejtuesin”. Duke cituar një nga himnet më të hershme, Pali dëshmon për mënyrën se si Jezusi, edhe pse në trajtë Perëndie, nuk e përdori pushtetin dhe autoritetin që kishte për dobi të vet. Përkundrazi, ai e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtën e një skllavi, dhe e përuli veten . . . edhe deri në pikën që vdiq mbi një kryq të turpshëm!
Teologu dhe shkrimtari, Riçard Foster, thekson se Jezusi nuk pësoi thjesht një “vdekje në formën e kryqit”, por gjithashtu edhe jetoi një jetë “në formën e kryqit”. E gjitha jeta dhe vetë shërbesa e Jezusit kishte të bënte me zbrazjen e vetes, me përuljen e vetes dhe me shfrytëzimin e fuqisë së tij për t’u shërbyer dhe për të ngritur lart të tjerët. Kryqi është shembulli përfundimtar i dashurisë që jep gjithçka nga vetja.
Si ndjekës të Krishtit, edhe ne jemi të thirrur që të jetojmë një jetë në formë kryqi. Ne mund ta imitojmë Jezusin vetëm nëse, së pari, po qëndrojmë në të (Gjoni 15), të bashkuar me Krishtin me anë të Frymës, në mënyrë që vetë jeta dhe fuqia e tij të rrjedhë përmes nesh në jetën e të tjerëve. Dhe pastaj, ne mund të bërtasim fort drejt Atit tonë qiellor: “Shiko Abba! Ne po bëhemi njësoj si ty!”. — Brian Keepers
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë dikë, të cilit mund t’i shërbeni me përulësi sot, ndërkohë që imitoni Jezusin.
Çfarë është Lajmi i Mirë?
Dita 8 | Lexoni nga Isaia 40:6-26 O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! (v. 9) Shumë të krishterë i përdorin fjalët "lajm i mir ...
Lexim i bekuar, dëgjim i bekuar
Dita 7 | Lexoni nga Zbulesa 1:1-3 Lum ai që lexon dhe ata që dëgjojnë fjalët e profecisë dhe që mbajnë ato që janë shkruar në të... . (v. 3) Jezusi jo thje ...
Kush e lëvizi gurin?
Dita 6 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na e rrokullisë gurin? (Marku 16:3) Diku rreth 80 vite më parë, një skeptik anglez me emrin Frenk Morison, u z ...
Krijimi i ri ka ardhur!
Dita 5 | Lexoni nga 2 e Korintasve 5:16-21 Por të gjitha janë nga Perëndia që na pajtoi me veten e tij përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin e pajtimit. ...
Shkëmbimi më i këndshëm
Dita 3 | Lexoni nga Galatasve 3:6-14 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne. (v. 13) Dje pamë se si Jezusi, Adami i ri, rishk ...
Jezusi rishkruan historinë tuaj
Dita 2 | Lexoni nga Romakëve 5:12-21Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erd ...
Udha e re dhe e gjallë
Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14 Ai , përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12) Libr ...
Pashka e Re
Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...









