web-dita-20-woha-20

Në ditën e tretë

Loading poll …

Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10

Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6)

Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë më afër Jezusit shkuan te varri në kopësht që herët mëngjesin e së dielës për të përfunduar punën që nuk patën kohë ta përfundonin të premten pasdite. Ndërsa i afroheshin varrit, për habinë e tyre, ato panë që guri që kishte mbyllur varrin ishte rrokullisur. Gratë u befasuan edhe më shumë nga lajmi i pabesueshëm i engjëllit: “Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.” (v. 5-6) Lajmërimi i engjëllit nuk kishte të bënte vetëm me shpirtin e Jezusit, por drejtpërdrejt i referohej trupit të Tij.

Ky lajmërim i Pashkës nuk është kundërshtuar kurrë! Fjalës së engjëllit “Ai nuk është këtu”, askush nuk ka mundur t’i përgjigjet: “Prit! Ai është aty. Ja ku është trupi i Tij.” Ringjallja e Jezusit ishte një ngjarje fizike. Dhiata e Re e thotë sa më qartë që mundet që Jezusi u ringjall trupërisht nga varri. Skeptikët argumentojnë se ringjallja ishte simbolike dhe jo e vërtetë, por shkrimet e hershme në Bibël janë të qarta. Jezusi është ringjallur!

Si të krishterë, ne e mbështetim besimin tonë në faktin që Jezusi u ringjall. Më shumë se kaq, ne e mbështesim të ardhmen tonë mbi këtë fakt. Apostulli thotë se nëse e kemi gabim për këtë, atëherë jemi gabuar për çdo gjë (shih 1 Kor. 15:14-19). Mos u shqetësoni. Ne jetojmë në një botë ku ka ndodhur një ringjallje. Dhe për shkak se ka ndodhur, një ditë diçka e ngjashme do të na ndodhë edhe neve. — David Bast

Ndërsa luteni, përlëvdoni Perëndinë dhe ngazëllohuni në ringjalljen e Jezusit!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita20 #pashka #easter

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags