Dita 46 | Lexoni nga Zanafilla 2:1-9
“Kështu përfunduan qielli dhe toka.” (v. 1)
Një nga vargjet më të njohura të Biblës është: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.” (Zan. 1:1). Studiuesit e gjuhës së Biblës theksojnë se fjala hebraisht për “parajsë” mund të përkthehet “qiell”. Dikush mund ta lexojnë pasazhin e krijimit te Zanafilla dhe të dalë në përfundimin se aty përshkruhet origjina e universit material; tokës, qiellit dhe gjithçkaje mes tyre.
Por një lexim më i kujdesshëm i Zanafillës, edhe pjesës tjetër të Biblës”, na mëson faktin që krijimi i Perëndisë përfshin më shumë se botën materiale. Bota jonë kryqëzohet me një dimension shtesë, me botën frymore. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillim nuk ka patur një kufindarës mes tokës (botës materiale) dhe qiellit (botës frymore). Adami dhe Eva i shijonin praninë direkte të Perëndisë me ta në kopësht, plotësisht ndryshe nga ajo që përjetojmë ne sot.
Qeniet njerëzore janë unike për faktin se ne jemi krijuar për të dyja këto botë. Të jesh plotësisht njeri do të thotë të kesh atë që ishte në fillim. Qiellin dhe tokën. As një e tashme plotësisht materiale, as një të ardhme plotësisht frymore s’mund ta plotësojë dëshirën tonë. Shtëpia jonë e vërtetë janë të dyja njëherësh. Bibla na tregon për mallin e madh për shtëpinë që ka njerëzimi i ndarë nga qielli dhe për këmbënguljen e qiellit për ta përmbushur këtëmall. Jeta e krishterë kërkon që të zbulojmë dhe të kultivojmë gjërat e qiellit në tokë, ndërsa presim me padurim ripajtimin përfundimtar. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju zbulojë shenjat e qiellit, në Fjalën dhe në botë.
#NëFillim #Zanafilla2 #KrijimiHyjnor #QielliDheToka #ParajsaNëTokë #BotaFrymore #JetaEFesë #AfërsiMePerëndinë #PraniaEPerëndisë #FjalëteShpresës
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









