Meditime 19 Nëntor (Lexoni nga Fjlaët e Urta 3:1-18)
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; (v. 5)
Është e lehtë të kërkosh më shumë, apo jo? Më shumë para, më shumë gjëra. Më shumë nga ajo që ka dikush tjetër. Edhe nëse s’është dëshira për të patur më shumë, mbase është një dëshirë e vazhdueshme për të përmirësuar zotërimet tuaja më të çmuara. Diçka më të mirë nga ajo që keni.
Në të gjitha dëshirat tona të trashëguara, mund të jetë e vështirë ta kuptojmë se kur jemi në periudha bollëku. Mbase, në vend që të shohim atë gjë tjetër që duam, kemi nevojë që të kremtojmë mirësinë dhe bollëkun e Perëndisë sot.
Dy pasazhe të mirënjohura në Bibël na kujtojnë që Perëndia siguron “bollëkun” e Tij për ne. Ne nuk e arrijmë këtë me forcat tona. Psalmi 23, që përmban disa nga vargjet e Biblës që janë mësuar më shumë përmendësh, na thotë: “Ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.” (v. 5) Fjalët e Urta 3 na jep një përshkrim të ngjashëm. “…hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.” (v. 10) Ky bollëk është përgjigje e nderimit që i bëjmë Zotit me pasurinë tonë (v. 9). Këto vargje i paraprijnë një kujtese të rëndësishme se sa me vlerë është që të kërkojmë mençuri mbi gjithçka tjetër. (v. 13-18)
Kur na jepet shumë, si mund t’i japim lavdi Perëndisë? Duke e bërë këtë me mirënjohje për zgjedhjen e Tij që të na bekojë dhe duke jetuar me përulësinë që nuk arrijmë shumë me forcat tona. Gjithashtu, është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm se në periudha të tilla ne jemi thirrur që të ndajmë me të tjerët që kemi përreth të cilët mund të jenë në nevojë (v. 27). – Joe Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë të jetoni mirë, duke i nderuar dhuratat e Tij të mira.
#19nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android