web-woh-20-nen

Në kohë nevoje

Loading poll …

Meditime 20 Nëntor (Lexoni nga Mateu 5:1-16)

Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. (v. 3)

Leximi i sotëm na çon sërish te Predikimi në Mal. Jezusi kishte një audiencë të etur për të dëgjuar çdo fjalë të Tijën. Ata vinin në turma, të gatshëm të hiqnin dorë nga ushqimi, streha dhe gjumi. Ata ishin njerëz në nevojë të madhe. Ata ishin si ne.

Jezusi trajton tema të zakonshme te Lumturitë e Mateut 5. Varfërinë, vajtimin dhe përndjekjen. Ai u dha një këndvështrim të ri atyre që ishin mbledhur, por edhe besimtarit të kohëve moderne, se si të jetojë në një mënyrë të bekuar dhe plot mirënjohje në kohë nevoje. Ai i inkurajoi dëgjuesit e Tij të besonin se në mes të vështirësive, bekimet e Perëndisë janë plotësisht reale dhe të pranishme. Bekime si ngushëllimi, mëshira dhe trashëgimia e Mbretërisë së Perëndisë nuk janë vetëm për ata që kanë me bollëk, por janë për ata që janë në rrethana të vështira, për ata që, për shkak të nevojave të tyre, mund të kuptojnë më me plotësi thellësinë e këtyre bekimeve.

Çfarë duhet të bëjmë në periudha të vështira, kur duam që të jemi të lirë nga mundimet, trishtimi, apo stresi? Kur ne zgjedhim që të bëjmë një jetë në besim te Jezusi, mund t’i besojmë fjalëve të Tij dhe të veprojmë bazuar mbi to, ndërsa presim për çlirim. “Lum ju…” (v. 11). “Gëzohuni dhe ngazëllohuni…” (v. 12). “Ashtu le të shndritë drita juaj…” (v. 16) Besnikëria jonë do ta bekojë Perëndinë dhe mund të shërbejë si një dëshmi për çlirim të gëzueshëm në historinë e dikujt tjetër që është në nevojë. – Joy Petroelje

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë t’i besoni Atij në çdo mundim, trishtim dhe shqetësim, duke besuar se Ai përkujdeset për ju.

#20nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags