Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14
Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11)
Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e Francës gjatë luftës së dytë botërore. Kjo ditë është një ilustrim fantastik për shpresën biblike tek e ardhmja e Perëndisë. Në atë ditë në Normandi, forcat aleate krijuan një pozicion në plazh që siguronte mënyrën për të sjellë më shumë burime nga Anglia në territorin kontinental të Evropës. Patjetër, kishin ende shumë beteja përpara, mirëpo mundësia për fitore ishte e siguruar.
Po kështu, Pali e kishte kuptuar plotësisht se me kryqin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, errësirës po i vinte fundi dhe ora kishte ardhur. Kjo botë është krejtësisht e shndërruar ndërkohë që ne presim rikthimin e Jezu Krishtit. Në këtë pjesë të librit të Romakëve të fokusuar tek etika, e cila filloi duke i paraqitur trupat e besimtarëve si një fli i gjallë (12:1), atyre që ishin “të dobët” në kishën romake u ishte bërë thirrje të hiqnin dorë nga hakmarrja dhe nga përçmimi i të konvertuarve të rinj johebrenj. Ndërsa atyre që ishin “të fortë, pra, johebrenjve, u ishte bërë thirrje ta refuzonin pushtetin dhe privilegjin e tyre brenda perandorisë romake. Për ta ilustruar këtë, Pali përdori dy imazhe. Së pari, ishte imazhi i natës, kur njerëzit shpeshherë janë duke u argëtuar dhe duke u dehur; ata që i besojnë Jezusit duhet të jetojnë ditën. Ndërsa imazhi i dytë ishte ai i rrobave të reja, pra, të veshim rrobat e Jezu Krishtit, që me shumë gjasa ishte një aluzion ndaj rrobave të reja që vishen gjatë kohës së pagëzimit.
Shpresa e krishterë tek ardhja e Zotit Jezu Krisht nuk na çon drejt dembelizmit etik, por stimulon jetesën e ngjashme me Krishtin, në këtë çast dhe në këtë jetë. Dhe, si ata që ishin të dobët dhe ata që ishin të fortë në kishën romake, kishin nevojë për këtë pozicion. Po ashtu edhe ne. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju fuqizojë sot për të jetuar si një ndjekës i Jezusit.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









