Dita 2 | Lexoni nga 1Timoteut 4:6-10
. . . ushtrohu në perëndishmëri . . . (v. 7)
Fëmijëve u pëlqen që të imitiojnë sportistë të famshëm në mënyrën si vishen, mënyrën si flasin, lëvizjet që bëjnë në fushën e lojës. Kjo është arsyeja pse ata paguhen kaq shumë për të veshur marka atletesh.
Por kjo nuk është gjëja e duhur. Ajo që fëmijët duhet të imitiojnë, nëse duan të konkurojnë mirë në nivelin e tyre, është disiplina e sportistëve elitarë. Ne i nderojmë ata për hirin dhe forcën, por ajo që nuk shohim janë vite të tëra me punë të palodhur, ushtrime të përsëritura pafund, goditje të panumërta, seanca të rrepta në kushte të vështira. Ne nuk shohim disiplinën, nxitjen, vendosshmërinë për të qenë më i miri.
Ky është trajnimi dhe kjo është pikërisht përqasja që Pali thotë që të kemi në jetën tonë shpirtërore. Apostulli na nxit: “…ushtrohu në perëndishmëri…” Disiplinat shpirtërore nuk janë as të ndërlikuara dhe as joshëse. Agjërim dhe lutje, studim Bible dhe adhurim, por edhe të dhënit, shërbim dhe bindje. Këto janë ushtrimet që duhet t’i praktikojmë vazhdimisht, ditën dhe natën, derisa të përmbushim qëllimin që të arrijmë formën shpirtërore të një jete të perëndishme.
Dhe apostulli na tregon se pse. Të gjitha ushtrimet fizike munden vetëm të shtyjnë të pashmangshmen, dobësimin e forcës tonë dhe vdekjen e trupit tonë. Por perëndishmëria është e mirë për ne jo vetëm në këtë jetë, por edhe në tjetrën. Ushtrimet shpirtërore kanë përfitime që shkojnë përtej kësaj bote. Ashtu si dieta dhe ushtrimet fizike, disiplina shpirtërore duhet të jenë një praktikë e përditshme për ne. Kreshma është një periudhë e mirë për ta filluar, nëse nuk e keni bërë tashmë. — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të trajnoheni për perëndishmëri.
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









