Dita 48 | Lexoni nga Eksodi 24:9-18
“…ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.” (v. 11)
Prirem të jem jo i qetë gjatë adhurimit. Mendja ime shëtit. Kontrolloj orën. Pas një ore, shoh derën. Por një herë isha pjesë e një shërbese rizgjimi që ndryshoi gjithçka. Shërbesa ishte një përzierje lutjesh dhe adhurimi, të qeshurash dhe të qarash, bërtitjesh dhe vallëzimi. Pavarësisht skepticizmit tim, e gjeta veten të përfshirë në atë atmosferë. Kur në fund u largova, pashë orën. Kisha qëndruar 3 orë aty, por sërish m’u duk sikur koha s’kishte kaluar fare. Përkohësisht kisha dalë nga koha dhe hapësira e tokës.
Tek Eksodi 24, Izraeli mblidhet në malin Sinai. Perëndia ishte duke i thirrur ata që të ishin një komb ambasadorësh të qiellit në tokë. Me ftesën e Zotit, drejtuesit e Izraelit ngjiten në mal. Toka e shkretëtirës i lë vendin një dyshemeje prej safiri. Zoti me hir i tërheq ata në hapësirën dhe kohën e qiellit.
Praktikat e adhurimit të kishës ofrojnë përvoja të qiellit në tokë. Një prej tyre është Darka e Zotit. Duke na i përshkruar, Katekizmi i Hajdelbergut deklaron: “Me anë të Frymës së Shenjtë i cili është në Krishtin dhe në ne, duke bërë që edhe pse Krishti është në qiell e ne në tokë, ne të jemi, sido që të jetë, mishi i mishit të Tij dhe kockë e kockës së Tij” (Përgjigje 76)
Herën tjetër që do të hyni në adhurim, lejoni Zotin që t’ju tërheqë nga toka në praninë e Tij qiellore. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, qetësoni zemrën tuaj dhe pranoni ftesën e qiellit.
#Adhurim #PraniaEZotit #DarkaEZotit #FjalaEZotit #QielliNeToke #Eksodi24 #RizgjimShpirtëror #FrymaEShenjtë #KoheMeZotin #FjalëteShpresës
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









