Dita 11 | Lexoni nga Isaia 64:1-12
Jemi të gjithë si një gjë e papastër dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur. (v. 6)
Oh miq, hidheni poshtë sa më parë këtë mendim, se ju jeni të mirë, se jeni të drejtë. Isaia, e përfshin edhe veten në këtë gjendje. Ai tha “jemi të gjithë”. Asnjë nuk përjashtohet nga ky përshkrim. Bibla përmend gjendjen e botës në shumë tekste dhe në të gjitha pasazhet, tregon se nuk ka as edhe një të mirë, as edhe një (Psa. 14:1-3; Rom. 3:10).
Pse duhet ta pranoni këtë që thotë Bibla dhe pse duhet të besoni se bindjet tona të mira për veten, janë mashtrim dhe të rrezikshme? Sepse ose keni ju të drejtë, ose ka Bibla të drejtë. Dëgjoj shpesh njerëz që thonë; “nuk ka njeri të përsosur”, por prapë mendojnë se janë të mirë dhe të drejtë. Por Isaia, na thotë se secili prej nesh është i papastër dhe veprat tona (që ne i quajmë të drejta) më të mira, janë si një leckë e ndotur.
Perëndia është në gjendje të shpëtojë mëkatarët, por Ai, nuk e bën thjesht si një akt që nuk i kushton asgjë. Perëndia është i drejtë dhe i shenjtë. Ai nuk ia besoi këtë detyrë engjëjve, sepse as engjëlli më i fuqishëm, nuk do të mund të na shpëtonte dot. “Ah, sikur t’i shqyeje qiejt dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet” (v. 1). Këtë bëri Perëndia: ai shqeu qiejt, dhe zbriti në tokë në formë njeriu (Gjo. 1:14). Ky është lajmi i mirë i shpëtimit: Jezusi zbriti nga qielli në tokë dhe mori trajtën e njeriut që mbi veten e tij të merrte mëkatet tona. Jezusi erdhi për të na shpëtuar. Ky është lajmi shpëtues por edhe paralajmërimi për rrezikun e madh të vetë-drejtësisë ku bazohen dhe mbështeten shumë njerëz. Nëse ka njerëz të drejtë dhe të mirë në këtë botë, Jezusi nuk kishte asnjë arsye për të ardhur dhe për të vdekur në kryq për ne. – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që ju ka drejtësuar nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë (Rom. 5:1).
#Isaia64 #JezusiShpëtimtari #Vetëdrejtësia #ShenjtëriaePerëndisë #Ungjilli #ShpëtimNëKrishtin #FaleminderitJezus #RrugaEDrejtësisë #JoMeVepratTona #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









