web-dita-55-woha

Nga pikëllimi në gëzim

Loading poll …

Dita 55 | Lexoni nga: Gjoni 16:20-24

“Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t’ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t’ua heqë gëzimin tuaj.” (v. 22)

Kur Jezusi përdori shembullin e një gruaje që lind, ai vuri në dukje një ngjarje që është sa e zakonshme, aq edhe e jashtëzakonshme. Të gjithë ne e nisëm jetën në të njëjtën mënyrë. Të gjithë kanë një ditëlindje, një lidhje e përbashkët për njerëzimin. Nënat përjetojnë dhimbjet e lindjes, diçka që rezulton në jetë të re, që sjell shumë gëzim.

Të gjithë njerëzit përjetojnë gjuhën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit, por Psalmi 30:5 na thotë: “Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi”. Tek ungjilli sipas Gjonit, si në çdo vend tjetër në Dhjatën e Re, fjala greke e përkthyer si “gëzim” është chara, që është e lidhur me charis, që do të thotë “hir”. Ndjenjat kanë ulje-ngritjet e tyre, por ky gëzimi që Jezusi thotë se na përket neve, është një dhuratë e hirit. Daniel Denk-u, në një artikull të titulluar “Jesus Came to Bring Joy” (Jezusi erdhi për të sjellë gëzim), shkruan: “Gëzimi… është një prirje e qëndrueshme për jetën. Ne mund të themi se gëzimi është një këndvështrim plot shpresë dhe i paqtë mbi jetën, një ndjesi mirëqenieje i rrënjosur thellë” (The Banner, maj 2023). Nuk varet nga rrethanat. Jezusi dinte atë që dishepujt nuk e dinin, që, pavarësisht (madje, për çudi, edhe falë) kryqëzimit dhe vdekjes së Tij të afërt, ata përsëri do të kishin arsye të ngazëlleheshin.

Disa vite më parë, zgjodha ta personalizoja targën e makinës, duke e bërë të lehtë për ta kujtuar dhe gjetur në një parking: GËZIM 365. Më kujton se çdo ditë, pavarësisht asaj që ndodh, mund të kërkoj dhe përjetoj gëzimin që premtoi Jezusi. – Denise Vredevoogd

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit t’ju ndihmojë ta përjetoni gëzimin që erdhi të sillte!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita55

web-dita-81-woha-81

Shikoni lart

Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...

web-dita-80-woha-80

Jo vetëm

Dita 80 | Lexoni nga Psalmi 34 “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer...” (v. 18) Kur isha 21 vjeçe, u diagnostikova me një sëmundje mendore ...

web-dita-79-woha-79

Ki besim te Zoti

Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...

web-dita-76-woha-76

Deri kur, o ZOT?

Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...

web-dita-75-woha-75

Gëzohu, botë

Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...

Tags: No tags