web-woh-80-mars

Nga Pluhuri në Pluhur

Dita 80 | Lexoni nga Psalmi 103:1-14; Zanafilla 3:8-19

Ai nuk harron që ne jemi pluhur. (Ps. 103:14)

Historia e krijimit, e përshkruar aq bukur tek Zanafilla 1 dhe 2, shkoi krejtësisht keq në kapitullin 3. Ju e dini vazhdimin sepse të gjithë jetojmë me ato pasoja. Edhe pse mëkatet tona mund të falen, pasojat e tyre mbeten. Kështu ndodhi me Adamin dhe Evën. Pasojat e mëkatit të tyre përfshinin vështirësi dhe dhimbje në lindjen e fëmijëve, mospërputhje vullneti në martesë, frikë dhe kotësi në punë. Dhe së fundmi, vdekja: “Ti je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh” (Zan. 3:19).

Në shërbesën tradicionale të varrimit të Librit të Lutjes së Përbashkët, trupi i dorëzohet tokës me fjalët “toka në tokë, hiri në hi, pluhuri në pluhur.” Nëse kjo është gjithçka për të thënë, atëherë “Le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim” (1 Kor. 15:32). Por kjo nuk është gjithçka. Liturgjia vazhdon: “… me shpresë të sigurt dhe të patundur të ringjalljes në jetë të përjetshme, përmes Zotit tonë Jezu Krisht.”
Pluhuri nuk është fjala e fundit. Fjala e fundit është ringjallja. “Gjithçka vdes, gjithçka thahet dhe kthehet në pluhur… Dhe prapë, prapë Perëndia e di… në cilën pjesë të botës ndodhet çdo grimcë pluhuri e çdo njeriu; dhe… Ai pëshpërit, Ai fërshëllen, Ai thërret trupat e shenjtorëve të tij dhe, me një të shkelur të syrit, ai trup që ishte shpërndarë në të gjitha elementët, ulet në të djathtën e Perëndisë, në një ringjallje të lavdishme” (John Donne).

Ne mund të jemi pluhur tani, por nuk do të jemi përgjithmonë kështu. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për premtimin dhe shpresën e ringjalljes.

web-woh-81-mars

Jetë porsi lule

Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 103:1-16; 1 e Korintasve 15:14-20Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk ...

web-woh-79-mars

Ai Na Njeh

Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 103:1-14; Hebrenjve 4:14-16Sepse ai e njeh natyrën tonë… (Ps. 103:14)Vini re fjalën e shkurtër Sepse në fillim të këtij vargu. Perë ...

Tags: No tags