web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30

“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)

Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e mbushur me gëzim. Kujtimet nga Krishtlindjet e shkuara na mbushin me pritshmëri për Krishtlindjen që po vjen. Edhe pse dita e Krishtlindjes s’ka ardhur ende, mbushemi me gëzim kur mendojmë për gëzimin që do të sjellë ajo. S’ka rëndësi sa sfidues mund të jetë Adventi, ne mund të bartim pak gëzim duke e ditur që po vjen. Me raste, sa më e vështirë koha e pritjes, aq më i fuqishëm është gëzimi që e ndjek.

Ky është paradoksi i gëzimit. Ndryshe nga lumturia (një emocion që vjen nga rrethana të këndshme), një njeri mund të ketë gëzim në kohë të vështirë, po ashtu dhe në kohë të mira. Gjithçka varet nga fakti nëse njeriu është i sigurt se kohë më të mira po vijnë. Psalmi 30 është një lutje që prodhon gëzim. Është një psalm që i pranon disa nga sfidat më të mëdha të jetës dhe identifikon dy mënyra se si mund të përgjigjet njeriu. Me dëshpërim (v. 7), ose me lutje (v. 8). Edhe në kohët më të dëshpëruara, lutja shpreh besim te aftësia e Perëndisë për t’i bërë gjërat më mirë.

Nëse besoni në Perëndinë e vetëm të vërtetë, atëherë e dini se kohët më të mira vijnë prej Tij. Gjithashtu, besoni se kohë më të mira vijnë gjithmonë, nëse jo në këtë jetë, atëherë në tjetrën. Perëndia ynë do t’i kthejë vajtimet tona në kërcime. Plani i Tij për gjithë popullin e Tij është gëzimi përfundimtar dhe i pamasë. Perëndia është me ju në problemet tuaja dhe ka tashmë një plan për t’ju çliruar prej tyre. Ai do t’i kthejë vajtimet tuaja në kërcime, pikëllimet tuaja në gëzim. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, kujtoni gëzimin e shkuar dhe prisni gëzimin e ardhshëm.

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags