Dita 34 | Lexoni nga Luka 7:36-50
Por Jezusi i tha asaj gruaje: ”Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!”. (v. 50)
Çdo sy në atë vend ishte mbi atë që në çastinkur ajo hyri në shtëpi. Kishte nënqeshje, tundje koke. Ata e dinin se kush ishte ajo dhe çfarë jete bënte. Vetë Simoni e gjykoi atë ndërsa ajo qante në këmbët e Jezusit, duke derdhur si zemrën ashtu edhe vajin e saj të shtrenjtë mbi Të. Të gjithë po e gjykonin këtë grua mëkatare, përveç Atij që kishte të drejtë që ta gjykonte! Vetëm Ai kishte fjalë mëshire dhe faljeje.
Simoni e kishte ftuar Jezusin për darkë, por nuk kishte bërëçdo gjë për ta respektuar të ftuarin e tij. Asnjë nga zakonet tradicionale nuk u bë, as larja e këmbëve, puthja e mirëseardhjes. Simoni kishte dyshimet e tij për këtë “profet”, Jezusin, por nuk kishte dyshime për këtë grua që po qante dhe që po shkaktonte një situatë të sikletshme. Ajo ishte mëkatare dhe po e prekte Jezusin. Jezusi e krahasoi mikpritjen e ftohtë të Simonit me thellësinë e pendesës dhe emocioneve të kësaj gruaje dhe këtë e përmblodhi në mënyrë të përsosur: “Mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak” (v. 47)
Tani ishte rradha e Simonit të ndihej në siklet. Ai nuk e kishte idenë për natyrën e tij mëkatare dhe u largua i paprekur nga i ftuari i tij, por kjo grua u largua e falur. Jezusi i tha se besimi i saj e kishte shpëtuar. A mund të thuhet kjo edhe për ju? Atëherë shkoni në paqe dhe duajeni shumë Shpëtimtarin që ju ka falur kaq shumë. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, tregojini Jezusit se e doni Atë.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita34
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









