Dita 79 | Lexoni nga Zanafilla 37:1-11
Pashë një ëndërr tjetër! (v. 9)
Vite më parë, pashë të bëhej realitet një ëndërr që e kisha prej kohësh: Unë dhe im shoq u pranuam të shkonim misionarë. Ditën pasi u bashkuam me një shërbesë e aplikuam për udhëtim, me postë mbërriti një çek i papritur me shumën që duhej që të shkonte njëri nga ne. Po atë javë, mbërriti një çek tjetër që financoi pjesën tjetër. U gëzuam kur pamë sa qartë po e hapte Perëndia rrugën që të shkonim, por një javë para nisjes, morëm lajme jo të mira për organizatën e u detyruam ta anulonim udhëtimin. Pse ajo “po”-ja aq e qartë e Perëndisë papritur ishte kthyer në jo?
I biri i Jakobit, Jozefi, shihte ëndrra. Një natë, Jozefi pa diellin, hënën dhe njëmbëdhjetë yje që përkuleshin para tij, një ëndërr që ai e ndau me gëzim me njëmbëdhjetë vëllezërit e tij xhelozë që ditën tjetër. Pak kohë më vonë, vëllezërit e Jozefit e shitën në skllavëri – krejt e kundërta e favorit të treguar në ëndrrën e tij. Por Jozefi u mbajt kapur pas Perëndisë dhe ngadalë filloi të bëhej i dyti në komandë për faraonin e Egjiptit. Ëndrra e tij u bë realitet, ndërsa vëllezërit u përkulën para tij në kohë zie buke, duke iu lutur për ushqim.
Edhe pse unë jam ende duke pritur që ëndrra ime të bëhet realitet, historia e Jozefit më jep shpresë. Ëndrrës simbolike të Jozefit iu deshën vite të bëhej realitet, por Perëndia nuk e harroi Jozefin; Perëndia nuk na harron as ne, edhe kur pritja mes premtimit dhe përmbushjes duket jashtëzaakonisht e gjatë. – Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju jap shpresë në ëndrrat tuaja dhe t’ju ndihmojë gjatë pritjes!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita79
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









