Dita 31 | Lexoni nga Luka 7:24-35
“Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: “Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve”. (v. 34)
Ishte gjëja më e keqe që mund të thoshin për Të. Farisenjtë, të kërcënuar nga shërbesat e Gjon Pagëzorit dhe Jezusit, kërkonin që të gjenin gabime te çdo gjë që bënin ata. Ata vendosën se Gjoni kishte “një demon” (v. 33). Po Jezusi? Gjëja më e keqe që mund të thoshin ishte se Ai ishte i mirëpritur dhe i dashur nga njerëzit mëkatarë, “grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve”. (v. 34)
Jezusi e dinte se çfarë mendonin ata, por në vend që ta mohonte, Ai e konfirmoi se “Biri i Njeriut që ha dhe pi…” (v. 34). Ndarja e ushqimit me të tjerët është një akt shumë njerëzor, jo vetëm për të plotësuar nevojat fizike për ushqim dhe pije, por edhe për të plotësuar nevojën për miqësi, bashkëveprim shoqëror dhe biseda. Ata që hëngrën darkë me Jezusin përjetuan mënyrat se si Shpëtimtari e identifikoi Veten me mëkatarët në natyrën e tyre njerëzore. Ai i kuptoi dobësitë dhe nevojat e tyre. Disa nga bashkëveprimet e Tij më me dhembshuri me të tjerët ndodhën duke ndarë ushqim. Kishte gjithashtu raste kur Ai i qortoi ata që kishin vetëdrejtësi dhe u tregoi nevojën e tyre për një Shpëtimtar. Kishte edhe “miqësi tavoline” të këndshme me miqtë e Tij, ndërsa Jezusi i përgatiste ata për të ardhmen, kur ditëve të Tij në tokë t’i vinte fundi.
Gjatë dy javëve në vazhdim, merrni një karrike dhe uluni në tavolinë. Është koha për të ngrënë darkë me Jezusin! — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë uri për të kaluar kohë me Jezusin.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita31
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









