web-woh-20-prill

Një krahasim shqetësues

Dita 20 | Lexoni nga Psalmi 73:1-14

Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë begatinë e njerëzve të këqij. (v. 3)

Një nga shprehjet e mia të preferuara është një thënie e vjetër që thotë: “Ai s’e sheh dot pyllin sepse sheh pemët”. Kjo përshkruan dikë që është aq i fokusuar tek detajet, saqë nuk e shoh dot tablonë e madhe; është njësoj sikur vetëm disa pemë përbëjnë të gjithë pyllin! Kjo është situata e Asafit, psalmistit.

Autori i librit të Predikuesit përjetoi sfilitje ndërkohë që shihte kotësinë e punës së vet, mirëpo Asafi, tek Psalmi 73 ishte i sfilitur nga padrejtësia që ai perceptonte në jetën e të drejtëve dhe të pabesëve. Në vend që të vuanin si rrjedhojë e arrogancës dhe dhunës së tyre, të këqijtë dukeshin sikur begatoheshin në gjithçka që bënin. Ata, të shëndetshëm e të suksesshëm, nuk kishin problemet e përditshme me të cilat përballej Asafi. Në të njëjtën kohë, Asafi duket sikur po vuan për shkak se po ndiqte drejtësinë. Dhe atij i kishte ardhur në majë të hundës e gjitha! Ai ankohej, duke thënë: “Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time” (v. 13). Duke krahasuar jetën e tij plot beteja me jetën e qetë të të pabesëve, Asafi e humb perspektivën e tij dhe fillon të pengohet e të rrëshqasë (v. 2).

Krahasimi me të tjerët nuk është asnjëherë një ide e mirë. Ju dini vetëm detajet më sipërfaqësore të jetës së dikujt; njerëzit, kur i takoni, apo nëpër rrjetet sociale, paraqesin vetëm gjërat pozitive. Dhe, ju nuk e keni pamjen në afatgjatë që ka Perëndia. Mos e lejoni krahasimin sipërfaqësor me të tjerët t’ju parandalojë të shihni bekimet e Perëndisë në jetën tuaj. Ajo është tabloja e madhe! — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të mos e krahasoni veten tuaj me të tjerët.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags