web-dita-62-woha

Një letër pasuese

Loading poll …

Dita 62 | Lexoni nga Galatasve 1:1-9

Kishave të Galatisë… (v. 2)

Letra relativisht e shkurtër e Palit për galatasit nuk kishte si qëllim vetëm të informonte apo t’u jepte zemër të krishterëve të rinj në Galati, por, me gjuhë të ashpër, ai e bën të qartë që ata janë mashtruar nga mësuesit që shkuan atje pas largimit të Palit. Pali është shumë i shqetësuar, sepse besimtarët e rinj ishin ekspozuar ndaj mësimeve që binin ndesh me mesazhin e tij. Ai ua kishte bërë të qartë që johebrenjtë si ata nuk kishin pse të ndiqnin zakonet hebreje që të bëheshin të krishterë. Megjithatë, pas vizitës së tij, disa misionarë të tjerë kishin ardhur dhe i kishin bindur galatasit që duhej të rrethpriteshin dhe të ndiqnin rregullat dietike dhe festat sipas ligjit hebre. Në ato pak dekada të para, ndërsa ndjekësit e Jezusit e çuan mesazhin e Tij te popuj dhe vende të reja, pati shumë pështjellim për atë që kërkonte Ligji i Dhjatës së Vjetër dhe për ato që nuk ishin më të nevojshme për ata që e kishin pranuar Ungjillin.

Pali është i apasionuar në dëshirën e tij që dëgjuesit ta dinë që besimi i tyre i sapogjetur te Jezusi ka si qëllim t’u sjellë lirinë. Jo lirinë si lejen për të bërë çfarë të duan, por lirinë e vërtetë nga tentativa për të plotësuar gjithçka të ligjit. S’do mend që ai është i shqetësuar për një mesazh që mund t’i shtyjë njerëzit të mendojnë që duhet ta fitojnë ende drejtësinë. Kur e beson këtë, do të humbasësh dhuratën magjepsëse të drejtësisë që nuk mund të fitohet, vetëm mund të pranohet. – Jessica Bratt Carle

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë veshë për të dëgjuar dhe një zemër për të pranuar lirinë që është e juaja në Krishtin!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita62

 

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags