Dita 48 | Lexoni nga Gjoni 14:8-21
“Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju.” (v. 20)
Kur isha i vogël, isha i pështjelluar nga vargjet e këngës së Shkollës së të Dielës: “Brenda zemrës time”, edhe ndërsa e këndoja: “Eja sot, eja të qëndrosh; Eja brenda zemrës time, Zot Jezus” (Harry D. Clarke). Si mund të jetë Jezusi brenda meje? Mendja ime fizike s’mund ta kuptonte si ndodh kjo. Si mund të jetë Jezusi “në” Atin e Tij, dishepujt e Tij (dhe gjithë besimtarët) të jenë “në” Jezusin, dhe në të njëjtën kohë Jezusi të banojë “në” zemrat tona?
Jam përpjekur, pa sukses, të përfytyroj një metaforë të përshtatshme për këtë “njëjtësi”. A është si të jesh i zhytur në një oqean të pafund, i rrethuar nga uji, apo si ushqimi që ha, që menjëherë bëhet pjesë e jotja? Asnjë përfytyrim i prekshëm nuk duket i mjaftueshëm.
Duket e pakuptueshme që dashuria e përsosur hyjnore dëshiron një lidhje kaq të thellë me ne. Edhe më e vështirë për ta perceptuar është ideja që nëse ne jemi një me Atin dhe me Birin, atëherë jemi një edhe me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet tona të ngushta me vëllezërit dhe motrat në Krishtin janë një temë e përsëritur në ligjëratën e fundit të Jezusit, një që vazhdimisht duhet të përpiqemi ta kuptojmë dhe ta praktikojmë. Te Kolosianëve 1:27, Pali i referohet “pasuritë e lavdisë së këtij misteri…, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,…” Ndërsa Jezusi qëndron në ne, jeton në ne, jetët tona u transformofshin në ngjashmëri me Të! — Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkojini Atit dhe Birit që uniteti i Tyre i përsosur të jetë i qartë në ne si besimtarë.
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...








