web-woh-13-maj

Një ofrim simbolik dhe i vërtetë

Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22

Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t’u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale. (Rom. 15:27)

Disa vite më parë, gjatë dyzet ditëve të Kreshmës mbaja në xhep një monedhë, e cila kishte sipër simbolin e kryqit. Kjo ishte një kujtesë fizike e përditshme për mua që të adoptoja mendjen dhe shërbimin sakrifikues të Jezu Krishtit.

Pali shkroi se përpara se të vinte për vizitë në kishën e Romës (Rom. 15:23-24), së pari ai do të shkonte tek kisha mëmë në Jerusalem, bashkë me një ofrim nga kishat e johebrenjve në Maqedoni dhe Akai (v. 25-26). Ky ofrim ishte pjesërisht simbolik, duke i komunikuar të gjithë botës që ekzistonte një paqe mes judenjve dhe johebrenjve në familjen e re të besimit në Jezu Krishtin, e cila ishte më e madhe sesa paqja e Romës. Gjithashtu, ishte edhe një shenjë respekti nga kisha bijë tek kisha mëmë. Megjithatë, nuk ishte vetëm simbolike! Por ishte një shumë e konsiderueshme parash e cila do të lehtësonte varfërinë materiale dhe stresin e kishës në Jerusalem. Ne mësojmë gjithashtu nga 2 e Korintasve 8-9 se ofrimi për kishën mëmë në Jerusalem zinte një vend strategjik në planet e Palit.

Por edhe në shërbesat tona të adhurimit, ofrimi nuk është thjesht një formalitet. Ofrimet, në fakt, janë simbol i nënshtrimit të jetës sonë financiare ndaj Krishtit, një shenjë e unitetit dhe besimit, dhe po kështu janë të nevojshme për të mbështetur shërbesën. Ato janë simbole të vërteta të unitetit që ne zotërojmë tashmë në Jezu Krishtin. — Kent Fry

Ndërsa luteni, lutuni që uniteti i kishës do të forcohet, ndoshta veçanërisht përmes hirit të të dhënit.

web-woh-17-maj

Mos bëni numra

Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...

web-woh-15-maj

Kush?

Dita 45 | Lexoni nga Romakëve 12:1-2; 1 e Pjetrit 1:13-16 Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj. (Rom. 12:2) Shpesh gjuha japoneze flitet ...

Tags: No tags