Dita 34 | Lexoni nga Zanafilla 9:1-11
Qofshi frytdhënës, shumëzohuni dhe mbushni tokën. (v. 1)
A e keni përjetuar ndonjëherë gëzimin, por edhe lehtësimin, kur ju jepet një shans i dytë? Në mënyrë paradoksale, shpeshherë ka po aq kënaqësi për personin që jep hir sa edhe për atë që merr hir. Pyes veten nëse kënaqësia që ne kemi kur japim një shans të dytë është vetëm një shije e vogël e gëzimit që ndjen Perëndia kur fal bijtë dhe bijat e tij dhe kur i sjellë në një marrëdhënie të ripërtërirë me të.
Leximi i sotëm nga Bibla është historia e një shansi të dytë për të lulëzuar, pra, një histori që vjen pasi Adami dhe Eva u dëbuan nga Edeni. Në këtë histori, krijimi nuk po lulëzonte sipas asaj që kishte për qëllim Perëndia. Përmes një përmbytjeje të madhe ai e pastroi tokën nga mëkati dhe dhuna që ishte grumbulluar që prej rënies në mëkat. Dhe me një vepër të hirshme, Perëndia shpëtoi Noeun dhe familjen e tij, së bashku me një shumicë kafshësh. Mbas shumë e shumë ditësh në arkë (rreth një viti në total), Noeu dhe familja e tij qëndruan në tokë të thatë. Dhe aty Perëndia ripërtëriu besëlidhjen e tij me Noeun dhe familjen e tij dhe me çdo krijesë që ishte bashkë me ta, një besëlidhje kjo që i bënte jehonë ftesës për të lulëzuar që iu bë Adamit dhe Evës.
Një gjë që na tregon përmbytja, në lidhje me karakterin e Perëndisë, është përkushtimi i tij për të parë që njerëzit të lulëzojnë, në atë lloj mënyre që i lë vend jetesës me drejtësi. Noeu dëshiroi më shumë drejtësinë e Perëndisë sesa jetesën e paperëndishme që kishte përqafuar kultura e asaj kohe. A do e pranojmë ne, në jetën tonë, ftesën nga ana e Perëndisë për të lulëzuar dhe për të jetuar me drejtësi? — Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, e ftoni Perëndinë në atë pjesë të jetës suaj, e cila ka nevojë për një fillim të ri.

