web-woh-17-prill

Një tablo e sfilitjes

Dita 17 | Lexoni nga Predikuesit 1:1-11

Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu. (v. 8)

Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufizon “sfilitjen” si “lodhje ekstreme; këputje; mosdashja për të parë apo përjetuar më shumë nga diçka”. Ndërsa fjalori i Kembrixh-it na jep disa karakteristika shtesë: “mërzi për shkak se keni përjetuar më tepër se ç’duhet, palumturi, mosinteresim, monotoni, zymtësi”. Të gjitha këto përkufizime, të marra së bashku, përshkruajnë padyshim autorin e librit të Predikuesit.

Libri hapet me thirrjen e madhe plot acarim dhe sfilitje nga ana e Predikuesit: “Kotësi e kotësive”, shpall ai, “gjithçka është kotësi” (v. 3). Ai qahet që asgjë nuk ndryshon mbi tokë; dielli ngrihet dhe perëndon, era fryn sipas rrotullimeve të veta, lumenjtë dhe përrenjtë kthehen në det. Asgjë nuk i sjell kënaqësi njeriut, dhe asnjë e re nuk bëhet “nën diell” (v. 9). Vetë jeta është bërë sfilitëse për Predikuesin; brezat vijnë dhe shkojnë, dhe askush nuk i mban mend gjërat e kaluara. Lodhja, mërzia, mosinteresimi, monotonia, zymtësia, i shohim, pra, të gjitha karakteristikat e sfilitjes në fjalët hapëse të Predikuesit. Ai është një njeri të cilin e ka rënduar sfilitja e shpirtit të tij.

Do të shohim në ditët në vijim që kjo ndjesi dërrmuese e kotësisë, apo që çdo gjë është e pakuptimtë, i ka vjedhur Predikuesit perspektivën që ai duhet të ketë për jetën dhe punën e tij. Në këtë pikë ku është, ai nuk po e sheh të gjithë tablonë. Të njëjtën gjë mund të na bëjë sfilitja edhe neve. Të zhytur nga acarimi dhe zhgënjimet, edhe ne mund të ndihemi sikur përpjekjet tona për mbretërinë e Perëndisë janë të kota. Ndonjëherë ne kemi nevojë për një perspektivë të re, për të rifreskuar shpirtin dhe qëndrimet tona! — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë sy për të parë me perspektivën e duhur.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags