487416885_1213740180756697_9106782339105987133_n

Njeri i dhembjeve

Loading poll …

Dita 8 | Lexoni nga Gjoni 11:32-43

Njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes. (Isa. 53:3)

Disa njerëzve u kursehet shumë dhimbje dhe pikëllim në jetë. Për ta duket sikur dielli shndrin gjithmonë. Ata jetojnë, duan, punojnë, luajnë dhe rrallë preken nga probleme dhe humbje. Por Jezusi nuk ishte njëri prej tyre. Ai ishte një nga të tjerët, një nga shumë shpirtrat e të cilëve janë prekur nga vuajtjet.

Kur profeti e përmendi shekuj përpara se Ai të lindte, ai e quajti Atë: “…njeri i dhimbjes…’ (Isa. 53:3). Ai mund ta kishte quajtur “njeri i gojës”, sepse askush nuk ka folur kurrë si Jezusi. Ai mund ta kishte quajtur “njeri të dashurisë”, sepse dashuria motivoi çdo vepër që Ai bëri, çdo fjalë që Ai shqiptoi. Ai mund ta kishte quajtur “Njeri të shenjtërisë”, sepse jeta e Tij ishte e përsosur dhe e pastër në çdo mënyrë. Por nuk e bëri. Ai e quajti Atë “Njeri të dhimbjes.”

Stoikët e lashtë vlerësonin një cilësi mbi gjithë të tjerat. Ata e quanin “apatheia”, që do të thotë “mosndjenja.” Mbrojtja e tyre kundër dhimbjes së tyre ishte kultivimi i apatisë, vendoja e një bllokimi duke mos treguar interes për asgjë apo asnjë. Jezus Krishti, Perëndia që është dhe njeri, e përqafoi dhembjen dhe vuajtjen për hirin tonë. Çfarë lloj dhimbje keni përjetuar? Njeriu i dhembjeve e njeh çfarë është pikëllimi. Sa ngushëllim është të dish se kështu është Perëndia! Kjo do të thotë se sa herë që dhimbja vjen te çdonjeri prej nesh, Perëndisë jo vetëm që i intereson, por Ai e di se çfarë ndjesie është. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ju njeh dhe që ju do.

#fjalëteshpresës#meditime#biblestudy#dita8

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags