Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25
Mos jam unë, Zot? (v. 22)
Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi historinë e mundimeve të Krishtit në një muzikë dramatike. Kur solisti këndon fjalët e Jezusit kur i tregon dishepujve se nëjri prej tyre do ta tradhëtojë, menjëherë futet një kor i trazuar me pyetjen e dishepujve: “Mos jam unë, Zot?” Kori e këndon këtë frazë saktësisht 11 herë, sepse ishte një dishepull që nuk kishte pse ta pyeste Jezusin se kush ishte tradhtari.
Ç’mund të na mësojë Juda? Së pari, na tregon rrezikun e asaj që John Bunianna tregon në personazhin e quajtur Formalist. Formalisti nga jashtë është fetar, por brenda i pakonvertuar. Formalizëm është të kesh shfaqjen e besimit pa realitetin e tij. Të flasësh për të, por pa ecur në të.
Është kthjelluese të kujtojmë se Juda ishte një nga të 12-ët, një anëtar i rëndësishëm i rrethit të ngushtë të Jezusit. Ai kishte gjithë avantazhet e pozitës së tij. Ai kishte dëgjuar mësimet e Jezusit, kishte parë mrekullitë e Tij, madje dhe kishte shërbyer në misionin e Tij. Juda ishte i pranishëm në Dhomën e Sipërme, iu lanë këmbët, madje mori pjesë dhe në darkën e përbashkët. Nga pamja ai ishte një tjetër dishepull besnik. Kur Jezusi shpalli se në mesin e tyre ishte një tradhtar, askush nuk pyeti: “Zot, a është Juda?” Por gjithë atë kohë zemra e Judës ishte e pandryshuar. Ai e donte paranë më shumë se Jezusin.
Pjesëmarrja në kishë, leximi i Biblës, dhurimet për bamirësi, veprat e shërbesës, të gjitha këto janë gjëra të mira, por nëse zemra juaj nuk ka ndryshuar, asnjëra prej tyre s’ka rëndësi. — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju çlirojë nga çdo dashuri konkurruese dhe t’ju bëjë të çiltër në përkushtimin tuaj.
Shikoni lart
Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...
Ki besim te Zoti
Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...
Perëndia që na mbron
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 121 “Ndihma më vjen nga Zoti.” (v. 2) Kur im bir ishte 8 javësh, ndaloi së marri frymë. Pas dhjetra shtrimesh në spital viti ...
Qetësia dhe shpëtimi i Perëndisë
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 22 “Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai;” (v. 27) Kur isha 7 vjeçe, babai më braktisi ...
Deri kur, o ZOT?
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...
Gëzohu, botë
Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...
Biblikisht, jo tekstualisht
Dita 74 | Lexoni nga Luka 24:13-35 “Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin ...