Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33
Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26)
Në Jerusalem është një rrugë e njohur si “Via Dolorosa” (ose Rruga e Lotëve). Është rruga ku besohet se ka kaluar Krishti kur mbajti kryqin e Tij, në fakt, pjesën horizontale të kryqit, deri në vendin e ekzekutimit. I dobësuar nga rrahjet, Jezusi nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të arritur deri në Golgota. Prandaj, ushtarët kapën një njeri për ta ndihmuar, njëfarë Simoni nga Kirena në Afrikën Veriore. Fakti që emri i Simonit përmendet në ungjij dhe që Marku përmend edhe emrat e dy bijve të tij (Mr. 15:21), na tregon që ai dhe familja e tij ishin të njohur në kishën e hershme. Simoni, që mori kryqin dhe ndoqi Jezusin, mundi ta njihte Atë në një mënyrë më të thellë dhe mbajti kryqin edhe në mënyrë të figurshme.
Të gjithë kemi nevojë të bëjmë si Simoni. Jezusi tha që ata që donin të ishin dishepujt e Tij duhej ta mohonin vetveten, të merrnin çdo ditë kryqin e vet dhe ta ndiqnin Atë. (Lk. 9:23). Të marrësh kryqin nuk do të thotë që të durosh situata të pakëndshme dhe të bezdisësh njerëzit. Në kohën e Jezusit, mbajtja e kryqit nënkuptonte udhëtimin vetëm vajtje drejt vdekjes. Është mënyra e Tij për të na thirrur që të vdesim për veten dhe të jetojmë për Të.
Nuk na kushton shumë të bëhemi ndjekës të Jezusit, na kushton gjithçka. Por nëse jemi të gatshëm t’i bashkohemi Jezusit rrugës për në kryq, zbulojmë një tjetër paradoks të Ungjillit. Rruga e pikëllimit bëhet rruga e gëzimit, rruga drejt qiellit. — David Bast
Ndërsa luteni, përkushtojuni Jezusit që do të merrni kryqin tuaj dhe do ta ndiqni Atë.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita17 #pashka #easter
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









