Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17
Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)
Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha parë shenja të padiskutueshme, do të përgjigjesha si Isaia: “Ja ku jam! Dërgomë mua” (Isa. 6:8). A nuk do ta bëje edhe ti? Më shumë gjasa, do të isha pas Moisiut duke thënë: “Dërgo dikë tjetër.”
Si fëmijë, Moisiu nuk mund të imagjinonte të bënte atë që ende nuk ishte bërë. Dhe si prind, Perëndia zemërohet me Moisiun por nuk dorëzohet. Moisiu do ta bëjë këtë gjë të vështirë, pavarësisht hezitimit të tij. Një nënë e mirë e di se një fëmijë e ka kapacitetin të zgjidhë problemin matematikor, dhe nuk do ta lërë fëmijën t’ia hedhi. Ajo ndihmon në çfarëdo mënyre pa i bërë detyrat vetë. Këngëtarja Carrie Newcomer e përsërit këtë mendim në një këngë: “Ti mund ta bësh këtë gjë të vështirë. Nuk është e lehtë, e di, por besoj se ti mundesh. Ti mund ta bësh këtë gjë të vështirë.”
Perëndia siguron atë që Moisiu ka nevojë në çdo moment kthese. Ai nuk e heq thirrjen sepse Moisiu ka frikë. Aaroni mund të flasë. Kur Perëndia na jep një mision që ende nuk e kemi bërë dhe kemi frikë ta bëjmë, ai tashmë e di se ne mund ta bëjmë me fuqinë, praninë e tij dhe asaj që ai siguron.
Jezusi e dinte këtë premtim. Ai mori përsipër gjënë më të vështirë nga të gjitha: mbajtjen e kryqit për mëkatin e botës. Ai iu lut Atit ta hiqte (Luka 22:42). Ati refuzoi. Pa justifikime. Ti mund ta bësh këtë gjë të vështirë. Mik, çfarë gjëje të vështirë po të kërkon Ati sot? — Jon Opgenorth
Ndërsa luteni, kërkojini Atit t’ju japë guxim të bëni gjënë e vështirë që ju jeni të prirur t’i frikësoheni.
Dhënia e Provës
Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...
Kurrë mos u dorëzoni
Dita 35 | Lexoni nga Veprat 14:1-7Dhe atje vazhduan të ungjillëzonin. (v. 7)Jeta e krishterë jo gjithmonë pranohet nga të gjithë. Ka raste kur, si të krishterë ...
Vështirësitë Ndërtojnë Qëndrueshmëri
Dita 34 | Lexoni nga Psalmi 69:1-5, 30-36 Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. (v. 32 ...
Kur Godet Stuhia
Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...
Pa Justifikime
Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...
Pritshmëritë e Perëndisë
Dita 28 | Lexoni nga Eksodi 4:1-2Ç’është ajo që ke në dorë? (v.2)Moisiu i bën pyetje Perëndisë: “Kush jam unë?” dhe “Kush je ti?” Perëndia përgjigjet me një vi ...
Çfarë Duhet të Bëj?
Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...









