web-dita-5-woha-5

Pamja e shëmtuar e Jesusit

Loading poll …

Dita 5 | Lexoni nga Isaia 52:13-53:2

Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim. (v. 2)

Shpeshherë Isaia është cilësuar si ungjilli i pestë. Edhe pse i shkruar shekuj përpara, portreti i shërbëtorit të vuajtur të Perëndisë, sidomos në kapitullin 53, na përshkruan me detaje mbresëlënëse përvojën e vërtetë të Jezusit. Duket gati sikur në mundimet dhe vuajtjet e Tij, Krishti po ndiqte një shkrim të parashkruar, i përgatitur nga Autori i historisë dhe i botuar nga pena e profetit Isaia.

Gjëja e parë për të cilën flet profeti është se sa jotërheqës do të ishte Mesia. Paraqitja e Tij do të çudiste shumë veta, aq i shfytyruar sa gati nuk do të ngjante si njeri (52:14). Nuk do të kishte pamje dhe as bukuri që t’i tërhiqte njerëzit (53:2). Kur Isaia flet për jopashmërinë e Krishtit, nuk besoj se e ka fjalën për paraqitjen fizike të Tij. As nuk besoj se ai nënkupton që shërbëtori i Zotit nuk do të kishte asgjë të dëshirueshme. Ai e ka fjalën për pritjen që do të marrëMesia.

Para disa vitesh, kur isha i ri dhe një student me flokë të gjata, po vrapoja nëpër një aeroport për të kapur avionin. Ndërsa nxitoja nëpër derën e urës së avionit, dy burra me sy të ftohtë më kapën dhe më “ftuan” që t’i shoqëroja në një dhomë të vogël. Më pas, i pyeta agjentët e sigurisë se pse kishin vendosur të më kontrollonin, (mund të kem shtuar: një njeri i pafajshëm, i parrezikshëm dhe që i bindet ligjit, si unë.) “Sepse ti përputhesh me profilin,” mërmëriti njëri prej tyre.

Ky ishte problemi me Jezusin. Ai nuk i përputhej profilit të Mesias. — David Bast

Ndërsa luteni, rrëfeni dashurinë që keni për Shpëtimtarin tuaj, Jezusin.

#fjalëteshpresës#meditime#biblestudy#dita5

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags