Dita 49 | Lexoni nga Gjoni 14:22-31
“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” (v. 27)
Shumë kisha e kanë traditë të thonë “paqja me ju”, si një përshëndetje të përbashkët para se të fillojnë adhurimin. E vlerësoj këtë mundësi që të ndaj mesazhin e Jezusit për paqen me të tjerët dhe për të ofruar një shtrëngim dore ose një përqafim. Nëse duam të shohim paqe në botë, këtu duhet të fillojë, në karriket e kishave lokale. Por si mund të shkojmë përtej këtij shkëmbimi të shkurtër dhe të praktikojmë paqebërjen gjatë javës?
Në këtë pasazh, Jezusi ofron atë lloj paqe që fillon së brendshmi, që nuk varet nga situatat dhe që nuk matet me standardet e botës. Kjo paqe e thellë dhe e brendshme i ka rrënjët në premtimin e Jezusit që s’do të na braktisë kurrë. Është paqja e Tij “që ia tejkalon çdo zgjuarësie” (Fil. 4:7). Paqja e Tij do t’i mbrojë zemrat dhe mendjet tona kur jemi në ankth ose të frikësuar. Dishepujt nuk e kuptonin se sa shumë nevojë kishin për këtë siguri, ndërsa Jezusi i përgatit ata për nisjen e Tij përfundimtare. Ata duhet të ishin të bashkuar, me inkurajime dhe mbështetje për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet paqësore jo domosdoshmërisht janë të përsosura, por kur njerëzit i bashkon pasioni për Princin e Paqes, ne jemi të pajisur për t’u përballur me pasiguri dhe vështirësi.
Prandaj, ndërsa zgjasim një dorë dhe ofrojmë paqen e Krishtit, përgatitemi për javën përpara, duke dhënë siguri që paqja e Perëndisë do të depërtojë në zemrat tona, pavarësisht se çfarë ndodh. — Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit t’ju mbushë me paqen e Tij dhe që ajo të rrjedhë te të tjerët.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita49
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









