web-woh-dita-66

Paqja

Loading poll …

Dita 66 | Lexoni nga Galatasve 5:16-23

Por fryti i Frymës është… paqja. (v. 22)

Pali liston “zënkat”, grindjet dhe “përçarjet” mes veprave të mishit (Gal. 5:20), por paqja lulëzon nga vepra e Frymës. Ne e çmojmë paqen në shumë nivele – një çast i paqtë, pa zhurmë, një ndalim i zënkës mes tarafeve apo kombeve, një ndalim i të njëjtave zënka të vjetra, një arritje që më në fund i jep fund një konflikti të rrënjohur thellë.

Paqja që na sjell Fryma është e pagabueshme – është plotësi, shalom, si e quan gjuha hebraike. Eshtë një paqe që jo vetëm i ndalon mosmarrëveshjet, por edhe shëron, ripërtërin dhe na jep një vizion të ri uniteti. Pjesët e shpërndara – tonat, marrëdhëniet tona me të tjerët, marrëdhënia jonë me Perëndinë – rigjenerohen nga e para.

Paqja sjell pajtim mes nesh dhe Perëndisë dhe mes nesh dhe fqinjve tanë. Kjo nuk është një paqe që ne mund ta krijojmë vetë – preferencat tona të natyrshme priren të na çojnë sërish në konflikt në një pikë të caktuar. Paqja vjen atëherë kur, me anë të fuqisë së Frymës, ne i dorëzohemi dëshirave të Frymës. Vetja jonë e vjetër dorëzohet dhe dorëzohet vazhdimisht ndaj vetes së re që Fryma e shfaq në dhe nëpërmjet nesh. Fryma e Atij që na pajtoi me Perëndinë, ndërsa ne ishim ende mëkatarë (Romakëve 5:8), ka aftësinë të na japë paqen e përsosur. Le ta ndajmë edhe ne paqen e Krishtit me një botë kontradiktore. – Jessica Bratt Carle.

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë ta zhvilloje frytin e paqes në jetën tuaj!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita66

Tags: No tags