Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10
Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. 9:27)
Një predikues i famshëm i ungjillit e përshkroi, me humor, rritjen e bashkësisë së tij. “Unë erdha dhe predikova realitetin e besimit, që njeriu është një hiç. Disa u larguan. Vazhdova përsëri me predikimin tim. Më shumë u larguan. Derisa mbetën vetëm disa, dhe atëherë kisha filloi të rritej”.
Pali tani, me një ton më serioz, tregoi një histori të ngjashme e cila është e rrënjosur tek fjala “mbetje” nga Dhjata e Vjetër. Profetët e Dhjatës së Vjetër në veçanti e përdornin këtë shëmbëlltyrë shpirtërore. Pali vazhdon shqyrtimin që ai i bën historisë së Izraelit duke shfrytëzuar paralajmërimet e profetëve për gjykimin që do të vinte. Në vargun kyç për sot, Pali shpjegon se Izraeli ishte një popull i shumtë, mirëpo shumë humbën në mërgim. Ndjekësit judenj të Jezusit në kishat shtëpi në Romë ishin kthyer në minorancë në numër dhe madhësi në krahasim me kishat shtëpi të johebrenjve. Masa në të cilën pranohej ungjilli nga johebrenjtë prodhonte një krizë shpirtërore për besimtarët judenj: “A mos nuk ka qenë Perëndia besnik me Izraelin?”. Jo, Perëndia kishte qenë duke i predikuar Izraelit derisa ngeli një mbetje, në mënyrë që johebrenjtë të vinin në besim dhe kombet të mund të shpëtoheshin. Ky ka qenë modeli i Perëndisë në historinë e shpëtimit.
Mua më vjen ndërmend Moisiu i vogël, i cili u vendos në një kanistër prej xunkthi dhe u lëshua në lumin Nil (Eks. 2:1-10). Ndonjëherë premtimet e Perëndisë varen vetëm nga një xunkth i vogël. Perëndia mund ta ndërtojë mbretërinë, pavarësisht nga madhësia e bashkësisë sonë. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë ta përdorë komunitetin tuaj të besimit, pavarësisht madhësisë.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









