web-dita-29-woha-29

Pema e Jetës

Loading poll …

Dita 29 | Lexoni nga Zbulesa 2:7; 22:1-5

Kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë. (Zbu. 2:7)

Pema origjinale e Jetës ishte në Kopshtin e Edenit, bashkë me Pemën e Njohjes të së Mirës dhe të së Keqes. Pasi Adami dhe Eva hëngrën frytin e ndaluar, pafajësia e tyre humbi dhe marrëdhënia që kishin me Perëndinë dhe botën e tij u prish. Mëkati nuk ndikoi vetëm tek ata, por ndikoi në të gjithë krijimin. Por sërish Perëndia ishte i mëshirshëm. Ai e veshi Adamin dhe Evën dhe u dha një premtim se një ditë e keqja do të shkatërrohej nga pasardhja e Evës. Pastaj Perëndia i përzuri nga Parajsa dhe vendosi një engjëll rojë te portat e saj që ata të mos futeshin.

Kjo nuk duket si mëshirë, por e tillë ishte. Vetë Perëndia e shpegoi se pse. “Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë… vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.” (Zan 3:22-24) Përfytyroni nëse Adami dhe Eva të mund të ktheheshin dhe të hanin nga pema tjetër. Mendojeni pak. Jeta e përjetshme në një botë të rënë, beteja të përjetshme me mëkatet tona, me marrëdhëniet e prishura, me kokfortësinë irrituese të natyrës, por mbi të gjitha, një jetë e përjetshme larg Perëndisë. Kjo nuk është parajsa. Në të vërtet ky është ferri.

Pra, nuk ka kthim pas në Eden. Ne mund të ecim vetëm përpara. Por për të gjithë besnikët, Pema e Jetës po pret në kopshtin e qytetit, në Jeruzalemin e Ri. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që i mban premtimet e Tij.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita29

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags