Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7
Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së pemës të ullirit, mos u mburr. (Rom. 11:17)
Kurdoherë që një nga fëmijët e saj mburrej, vjehrra ime thoshte: “Kruaje kokën këtu lart” dhe pastaj tregonte me dorë sikur po e kruante kokën e vet një pëllëmbë mbi flokët e saj.
Pali e zhvendos tani vëmendjen e tij në këtë pasazh: “Sepse po ju them juve, kombeve”. (Rom. 11:13). Ata kishin tundimin të mburreshin për shkak të përfshirjes së plotë që kishin dhe t’i shihnin me përçmim besimtarët judenj, duke përbuzur praktikat dhe trashëgiminë judease. Kombet, ose johebrenjtë, “po e kruanin kokën këtu lart”!
Duke filluar me vargun 17, Pali përdor imazhin e një peme ulliri. Disa pemë ulliri të egra (ullastra, që ishte një simbol për johebrenjtë) ishin të forta por nuk po prodhonin fryt. Kopshtari mund të vendosë që të marrë degët e ullastrës dhe t’i shartojë ato tek trungu i ullirit të kultivuar (që ishte një simbol për Izraelin e Dhjatës së Vjetër), për të krijuar një pemë të fortë dhe të frytshme. Pali këtu po e komunikon qartë se johebrenjtë janë të shartuar përmes mirësisë së Perëndisë. Megjithatë, johebrenjtë nuk duhet ta mendojnë, as edhe për një çast, që ata kanë zëvendësuar judenjtë, pra, trungun kryesor, në planin e shpëtimit të Perëndisë. Johebrenjtë duhet t’i përqafonin besimtarët judenj si vëllezër dhe motra në Krishtin. Kjo familje e madhe e besimit ishte paqja e vërtetë për perandorinë romake.
Siç e thotë edhe shprehja e famshme e D.?T. Njals (Niles): “Ungjillëzimi është dëshmim, ku një lypës i tregon tjetrit se ku të gjejë ushqim”. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i ngrini sytë lart me mirënjohje ndaj Perëndisë, por kurrë me përçmim ndaj të tjerëve në krenari dhe arrogancë.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









