Dita 7 | Lexoni nga Luka 15:11-24
Atëherë erdhi në vete … u çua, pra, dhe shkoi tek i ati. (v. 17, 20)
Pendimi është si një derë e cila mund të hapet vetëm kur ulim dorezën nga brenda. Historia e djalit plangprishës na kujton se restaurimi nuk ndodh rastësisht; por fillon me vendimin për t’u kthyer. Po kështu edhe pendimi, nuk është thjesht të na vijë keq për mëkatin, por është veprimi me vullnet të lirë për t’u larguar nga mëkati dhe për të rivendosur një marrëdhënie me Atin.
Kur djali u kujtua për mirësinë e të atit dhe bollëkun në shtëpinë e tij, diçka brenda tij ndryshoi. Keqardhja u kthye në vendosmëri, dhe ai u çua për të shkuar në shtëpi. Rrëfimi i tij nuk ishte me gojëtari, por ishte i sinqertë. Por edhe përpara se ati ta dëgjonte rrëfimin e tij, edhe ndërsa djali ishte ende një copë rrugë larg, i ati vrapoi drejt tij. Po kështu edhe me ne, kur largohemi me vendosmëri nga mëkati dhe kthehemi tek Perëndia, ai nuk pret përsosmëri apo fjalime të rrjedhshme; përkundrazi, ai vrapon të na presë plot dhembshuri. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur ne pendohemi dhe kthehemi tek Perëndia.
Pendimi mund t’ju kushtojë krenarinë, ama ju shpërblen me paqe. Ai zëvendëson fajin me hir dhe turpin me gëzim. Çdo herë që ktheheni pas, qielli gëzon dhe Ati feston kthimin tuaj. Restaurimi nuk është kurrë larg; është aq afër sa hapi juaj i parë drejt shtëpisë. Le t’ju tërheqë në shtëpi mëshira e tij, dhe dashuria e tij t’ju ruajë që të mos largoheni përsëri nga vatha. — Rev. Shadrack Ogwal
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë një zemër të penduar, e cila kthehet menjëherë tek ai, sa herë që ju humbni rrugën.
#FjalëtEShpresës#PendimDheRikthim#HirQëRestauron#KthehuTekAti

