web-dita-91-woha

Pendimi

Loading poll …

Dita 1 | Lexoni nga Mateu 4:12-17, Luka 15:11-24

Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër! (Mt. 4:17)

Fjala greke për pendimin është “metanoia,” që do të thotë “Të ndryshosh mendje.” Kreshma është një kohë e mirë për ta bërë këtë. Pendimi është i lidhur ngushtë me konvertimin, që do të thotë “të ndryshosh plotësisht”. Pra, Jezusi e nis shërbesën e Tij duke na nxitur që të ndalojmë dhe të mendojmë. A janë vlerat e mia në një linjë me ato të Mbretërisë? A është Perëndia i pari në jetën time? Mbase duhet të rimendoj disa nga supozimet e mia kryesore për Perëndinë dhe për veten.

Kreshma është edhe periudha kur duhet të kontrollojmë busullën tonë shpirtërore. Në çfarë drejtimi po shkoj? A po eci drejt Perëndisë, duke e drejtuar jetën time në rrugën e Tij, apo po largohem prej Tij? A duhet që të kthehem pas? Historia klasike e konvertimit në Bibël është shëmbëlltyra e Jezusit për djalin plangprishës. Ai ishte një djalë që nuk e respektoi babain e tij, mori pjesën që i takonte nga pasuria e familjes dhe u largua për ta shpenzuar. Por një ditë u zgjua në mjerim dhe e dinte se të paktën duhej të përpiqej të kthehej në shtëpi.

Megjithatë, ja ku qëndron çështja. Kjo nuk është diçka që ndodh vetëm një herë. Nëse jeni si unë, keni nevojë që të konvertoheni herë pas here, sepse djali plangprishës në ne nuk zhduket. Ne vazhdimisht jemi duke u endur në një “vend të largët” (Lk. 15:13), vende që janë shumë larg nga Ati ynë qiellor. Dhe Ai është duke pritur vazhdimisht që ne të vijmë në vete dhe të kthehemi. “Ai është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” (2 Pje.) 3:9). — David Bast

Ndërsa luteni, kërkojini Atit që t’ju sjellë në shtëpi kur jeni duke u endur.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita1

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags