web-woha-dita-8

Pendohuni dhe falni

Loading poll …

Dita 8 | Lexoni nga: Mateu 18:21-35

“A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?”. (v.33)

Ka kaluar një javë nga Viti i Ri dhe ka mundësi që të gjithë ne të kemi diçka për t’u penduar dhe dikë për të falur. Ne jemi njerëz të papërsosur dhe jetojmë në një botë të kalbur nga mëkati. Ashtu si shpesh jemi të ngadaltë për t’u penduar (të pranojmë që kemi gabuar ndaj Perëndisë apo të tjerëve), shpesh jemi të ngadaltë edhe për të falur të tjerët (nuk e falim mëkatin që kanë bërë, ose nuk jemi të gatshëm të harrojmë dhimbjen që na kanë shkaktuar.)

Te Mateu 18, Jezusi i adresohet pendimit dhe faljes. Në shëmbëlltyrë, zotëria e fali një shërbëtor që u pendua. Shërbëtori nga ana tjetër refuzoi të falte dikë që i kishte borxh, edhe pse borxhi ishte shumë herë më i pakët. Zotëria dëgjoi për këtë dhe, i tronditur dhe i trazuar, e qortoi shërbëtorin e tij të cilit i kishte dhënë hir (v.33). Ideja është kjo; ne duhet t’i rrëfejmë Perëndisë mëkatin tonë dhe ndërsa Ai na fal, edhe ne duhet të jemi të gatshëm të falim ata që kanë mëkatuar kundër nesh dhe janë penduar.

Ndërsa udhëtojmë pëgjatë vitit që kemi para, pendimi dhe falja janë dy veprime që duhet të vendosim t’i praktikojmë rregullisht. Ne duhet të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Perëndia dhe të tjerët kur gabojmë, duke nisur me fjalët “Më fal!” Ne mund t’i falim të tjerët, ashtu si Perëndia me hir na fal ne. Për çfarë duhet të pendoheni sot dhe kë do Perëndia që ju të falni? — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, përdorni këto fjalë që Jezusi na mësoi te Lutja e Zotit: “Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.”

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags