Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14
Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8)
Herën e parë që lashë syzet dhe fillova të përdorja lente, shikimi im nga larg u përmirësua goxha, mirëpo pengohesha tek shkalla që e kisha mu poshtë hundës. Në thelb, kjo është pikërisht ajo që po përshkruan Pali në lidhje me shikimin shpirtëror të besimtarëve judenj në kishën e Romës.
Leximi ynë për sot përmban disa nga vargjet më të vështira nga të gjitha letrat e Palit, mirë po leximi ynë “mbrapsht” i librit të Romakëve mund të na ndihmojë. Pali përdor imazhin nga kapitulli 9:32-33 të dikujt që ecën, i cili është aq i ngulitur tek rruga që ka përpara saqë pengohet tek një gur që gjendet mu përpara syve. Besimtarët romakë me prejardhje judease ishin të ngulitur me respektimin e Toras, duke i përbuzur vëllezërit dhe motrat e tyre johebrenj. Përgjigja e Palit ishte që shumë prej tyre ishin kaq të fokusuar tek respektimi i Toras saqë kishin anashkaluar hirin e Perëndisë tek Jezusi që ishte mu përpara tyre. Më tej Pali bën një ilustrim, të marrë nga Ligji i Përtërirë 30, duke thënë se ne nuk kemi pse të ngjitemi në qiell sepse Krishti erdhi tashmë këtu poshtë, dhe ne nuk duhet të zbresim në thellësitë e mëdha sepse Krishti tashmë është ringjallur prej së vdekurish (v. 6-7). Jezusi, pra, Mesia, është i pranishëm tani pikërisht në mesin tonë, si për judenjtë edhe për johebrenjtë. “Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde” (v. 8).
A jeni edhe ju tepër të fokusuar tek sjellja e duhur dhe respektimi i rregullave saqë ta humbisni praninë dhe hirin e Perëndisë që është mu përballë jush? — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të shihni praninë e hirit të Jezu Krishtit në jetën tuaj.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









