Meditime 5 Dhjetor (Lexoni nga Marku 4:35-41)
Do të quhet … Perëndi i fuqishëm. (Isaia 9:6)
Nëse e keni mbajtur ndonjëherë një foshnjë të sapolindur në krahë, e dini që ka shumë fjalë për ta përshkruar atë bukurosh: I vogël. I brishtë. I çmuar. Kur e mbajta për herë të parë vajzën time të madhe, e cila lindi tetë javë para kohe, fjalët që më erdhën krejt papritur, ishin: “Ajo është e lehtë si një pupël.” Jezusi nuk lindi para kohe, por Ai ishte aq i vogël dhe aq i brishtë sa çdo foshnjë tjetër e sapolindur. Ç’paradoks që Ai, edhe në grazhd, ishte Perëndi i fuqishëm.
Ndoshta vizioni më i qartë i Jezusit në ungjij si Perëndi i fuqishëm vjen nga fashitja e stuhisë. “Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe” dhe valët e mbushën varkën me ujë (Marku 4:37) dhe dishepujt kishin frikë se mos mbyteshin (v. 38). Megjithatë, Jezusi tha vetëm një fjalë dhe gjithçka u fashit. Dishepujt i zuri një frikë e madhe: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?” (v. 41). Por edhe në këtë histori, shohim edhe prova të faktit që Jezusi ishte njeri. Ndërsa shpërtheu furtuna, Jezusi po flinte. Trupi i Tij njerëzor kishte nevojë për çlodhje, edhe ndërkohë që natyra e Tij hyjnore sundonte mbi gjithë krijimin.
Ndërsa përgatitemi ta mirëpresim Jezusin për Krishtlindje, të mos e harrojmë që ajo foshnja e vogël është edhe Perëndi i fuqishëm. Kur tundohemi që të ndihemi të largët prej Tij, mund të kujtojmë që Ai e di që ne jemi njerëz. Kur druajmë që rrethanat do të na gjunjëzojnë, mund t’i thërrasim Atij që të fashitë çdo stuhi. Ai u bë njëri prej nesh, megjithatë, sundon mbi çdo gjë. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të fashitë stuhitë në jetën tuaj!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









