Dita 19 | Lexoni nga: Luka 18:9-14
“O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. (v. 13)
A është virtyt dyshimi? Dyshoj për këtë, nëse Jezusi na thotë të ndalojmë së dyshuari. Epo, atëherë, a është mëkat dyshimi? Mund të jetë, por mund edhe të mos jetë, në varësi të llojit të dyshimit. Do të flas pak për llojet e dyshimit në ditët në vazhdim.
Por tani le të mendojmë se si mund të ndalojmë së dyshuari. Fundi i historisë që kemi parë te Mateu 14 (Pjetri që ecën mbi ujë) na drejton në drejtimin e duhur. Kur Jezusi dhe Pjetri hipën në barkë, era u fashit menjëherë. Pastaj, të gjithë ata që ishin në barkë e adhuruan Atë, duke thënë: “Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!”(v.33).
Kura përfundimtare për dyshimin është t’i fiksojmë sytë e besimit tonë të pakët në madhështinë e Jezusit. Në krahasim me Të, stuhitë e jetës s’janë asgjë. Ai mund të duket sikur nuk po vepron, apo mund të vijë te ne mbi dallgë, apo mund ta qetësojë stuhinë me një fjalë (Mat: 8), por për shkak se Ai është vërtet Biri i Perëndisë, Ai gjithmonë zgjatet dhe e kap dyshuesin që thërret për mëshirë.
Kjo është ajo lutja të cilës Perëndia i përgjigjet gjithmonë, e bërë qoftë nga besimtarët, dyshuesit, apo jobesimtarët. “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Kjo është fjala e fundit për dyshimin tani; mëshirë. Ashtu si Jezusi iu përgjigj Pjetrit, edhe ne duhet t’i përgjigjemi një dyshuesi, jo me zemërim apo me refuzim, por me mëshirë, edhe nëse ky dyshues është vetë vetja jonë. Jezusi tregoi mëshirë. Edhe ne duhet ta bëjmë. — Stan Mast
Ndërsa luteni, lexoni fjalët e vargut që lexuam: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Për hir të Jezusit!
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita19
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









