web-woh-16-prill

Perëndia i të sfiliturve

Dita 16 | Lexoni nga Isaia 40:25-31

Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. (v. 29)

Çfarë i pengon më së shumti besimtarët në ecjen e tyre me Perëndinë? A mos është kundërshtia nga armiku? A mos janë rrethanat problematike të cilat nuk i kapërcejnë dot? A mos janë njerëzit që u fusin shkopinj në rrota? Po, të gjitha këto gjëra janë pengese, por shpeshherë bëhet fjalë për diçka tjetër. Vetë lodhja jonë, shkurajimi dhe sfilitja bëjnë që ne të heqim dorë ose të largohemi nga ajo që na ka thirrur Perëndia të bëjmë. A e njihni ju ndjesinë e të qenit të sfilitur?

Tek Isaia 40, profeti Isaia po i flet popullit të sfilitur të Perëndisë. Për shkak të idhujtarisë së tyre, ata ishin duke u përballur me luftë, robëri dhe shpërngulje. Mirëpo Isaia i siguron se në të ardhmen do të ketë falje dhe ripërtëritje, dhe jo sepse ata ishin burra dhe gra të mira, por për shkak të faktit se kush është Perëndia. Isaia i kujton ata që Perëndia është i shenjtë (v. 25), i fuqishëm (v. 26) dhe Krijuesi i përjetshëm (v. 28). Perëndia nuk lodhet kurrë, dhe ai do t’i japë forcë popullit të tij. “Ata që shpresojnë te ZOTI fitojnë forca të reja”, u premtoi Isaia, “Vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur” (v. 31).

Në ditët në vijim do të vështrojmë se çfarë thotë Bibla në lidhje me sfilitjen, pra, si duket ajo dhe si duhet ta adresojnë besimtarët atë. Do të lexojmë premtimet e çmuara të Perëndisë për ata që i kapërcejnë dhe ngulmojnë përgjatë stinëve të sfilitshme.

Bëftë Zoti që të fitojmë forca të reja ndërkohë që ecim bashkë me të. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, mbani mend se kush është Perëndia: burimi i gjithë forcës sonë.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags