Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 3:16-21
“Sepse Perëndia e deshi aq botën…” (v. 16)
Gjyshërit mund t’i pyesin shpesh nipërit e tyre të vegjël: “A e di se sa shumë të dua?” Dhe gjyshi i thotë: “Të dua kaq shumë!”, ndërsa i hap krahët sa më shumë që mundet për të treguar madhësinë e dashurisë së tij për nipin ose mbesën.
Gjoni 3:16 na kujton për dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Por çfarë do të thotë që Perëndia e deshi aq botën? “Aq” është një fjalë e shkurtër. Kur bëhet bashkë me fjalën “dashuri” në pasazhin e sotëm, nënkupton shumë për natyrën e dashurisë së Perëndisë për ne. Dashuria e Tij për ne është e pafund, aq shumë dashuri ka. Ai me dëshirë zgjodhi që ta tregonte dashurinë e Tij në këtë mënyrë: “Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.” (1 Gjoni 4:9). Ne s’mund ta fitojmë vetë dashurinë e Tij, as nuk e meritojmë dot atë. Por Ai dha Birin e Tij si një dhuratë për një botë që s’e meriton dhe të mbushur me paudhësi, sepse dashuria dhe dëshira e Tij është që ne të mos humbasim, por të kemi jetë të përjetshme. Ky varg nuk thotë që të mund ta kemi, apo që do ta kemi jetën e përjetshme. Na thotë që ne e kemi atë tani! Ky është një premtim për të gjithë ata që besojnë.
Perëndia i hapi aq shumë krahët e Tij në atë kryq të drunjtë për të treguar dashurinë e Tij të madhe për ne. A e besoni këtë? Aq shumë ju do Ai. A do ta pranoni Birin e Tij si Shpëtimtar sot? — Nancy Boote
Ndërsa luteni, vendoseni besimin tuaj në Jezusin, Birin e Perëndisë dhe kuptoni se Ai ju do aq shumë.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita40
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...








