Dita 38 | Lexoni nga Luka 15:11-32
“I ati e pa dhe pati dhembshuri.” (v. 20)
Pranë dritares time janë dy karrike rrotulluese. Mund t’i kthej në një drejtim për të parë televizor, ose në anën tjetër për të parë perëndimin e diellit.
James Bryant Smith në librin e tij, “Perëndia i bukur dhe i mirë”, na thotë se ne shpesh besojmë një narrativë të rreme për Perëndinë; ne e shohim Atë si dikë që është ulur në një karrike rrotulluese. Ai na sheh ne me dashuri kur ne i bindemi Atij, por kur ne e zhgënjejmë, Ai e kthen karriken me kurriz nga ne. Kjo është një narrativë e rreme. Deklaron që dashuria e Perëndisë është e kushtëzuar në varësi të sjelljes tonë. A e përfytyroni Perëndinë në këtë mënyrë?
Në pasazhin e sotëm, shohim që dashuria e Perëndisë nuk është e kushtëzuar. Ati mund ta kishte braktisur të birin kur ai u largua me trashëgiminë e tij, por në vend të kësaj, ai vazhdoi ta kërkonte atë. Ai nuk e largoi fytyrën e tij, si ai Perëndia në karriken rrotulluese. Kur djali më i vogël u kthye i pikëlluar për mëkatin e tij, babai nuk po priste që ta ndëshkonte kur e pa. “Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.” (v.20). Jezusi e përdori këtë shëmbëlltyrë për të treguar që Perëndia na do edhe kur ne mëkatojmë.
Dashuria e Tij për ne nuk ndryshon. Ashtu si ati e mirëpriti të birin në shtëpi dhe i mbuloi me dashuri, edhe përpara se të pendohej, Perëndia, Ati ynë, na mirëpret ne me krahët e Tij të dashurisë në të njëjtën mënyrë. Besojeni këtë në zemrën tuaj, ju jeni të dashur! — Nancy Boote
Ndërsa luteni, përqafojeni të vërtetën e dashurisë së Perëndisë për ju.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita38
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









