Dita 32 | Lexoni nga Zanafilla 1:26-31
“Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…” (v. 26)
Populli Siuks i Rrafshinave të Mëdha në Amerikën e Veriut besonte se distanca më e madhe që bëjmë gjatë udhëtimit të jetës është mes kokës dhe zemrës tonë. Kjo distancë është afërsisht 45 cm. Por ndonjëherë na duhet një jetë e tërë për ta përshkruar këtë distancë. Për shembull, shumë njerëz e pëlqejnë këngën e njohur: “Jezusi më do mua.” Këto fjalë janë të thjeshta për t’i kënduar, por pse e kemi të vështirë ta besojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë, që jemi të dashur?
Strofa e tretë thotë: “Jezusi më do, këtë e di, siç Ai ka dashur nëpër histori.” Pasazhi i sotëm na kujton që jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ai na krijoi ne në dashuri dhe deklaroi se ajo që Ai kishte krijuar ishte “shumë e mirë” (v.31). Ai na zgjodhi në dashuri përpara se të lindnim, për të qenë pjesë e familjes së Tij (Efes. 1:4-5). Perëndia në mënyrë intime na endi në barkun e nënës tonë (Ps. 139:13). Ne e njohim dashurinë sepse Perëndia na deshi i pari; Perëndia është dashuri (1 Gjoni 4:7-8,19). Ai na e tregoi dashurinë e Tij duke dërguar Birin e Tij për të na shpëtuar (Gjoni 3:16). Ai na ka dashur që përpara themelimit të botës.
Në këtë seri, ne do të shqyrtojmë pasazhe të ndryshme që na kujtojnë se Perëndia na do. Gjithashtu, do të shohim se çfarë na pengon që ta besojmë këtë të vërtetë. Përshkrimi i asaj distancës mes kokës dhe zemrës kërkon kohë dhe përpjekje, por ia vlen. A jeni gati për këtë udhëtim? — Nancy Boote
Ndërsa luteni, kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë të kuptoni në zemër se jeni të dashur.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita32
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









