web-dita-34-woha

Perëndia kujton

Loading poll …

Dita 34 | Lexoni nga: Isaia 49:13-18

“…Unë nuk do të harroj.” (v. 15)

Jeni ndier ndonjëherë të harruar? Ndjesia e të qenit i harruar është një ndjenjë vetmie. Kur ndihemi të harruar mund të na bëjë të besojmë se nuk na do njeri. Psalmisti e ka shprehur shpesh këtë ndjenjë. “Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë?” (Ps. 13:1) Por kur na kujtojnë kjo na sjell gëzim. Mendoni pak sesi është të marrësh një kartolinë të papritur, një email apo telefonatë, nga dikush që ju thotë se po mendonte për ty. Si ju bëri të ndiheshit ky veprim kujtese? Të dashur?

Perëndia ynë i besëlidhjes është një Perëndi që kujton. Ai e kujtoi besëlidhjen e Tij me Noeun dhe e shpëtoi atë dhe familjen e tij nga Përmbytja. Perëndia e kujtoi premtimin që i bëri Abrahamit dhe i dha pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit. Perëndia e kujtoi Izraelin, thesarin e Tij të çmuar dhe i çliroi nga robëria ku ishin çuar në mërgim për mosbindjen e tyre. Ata u ndien të braktisur, por Zoti tha: “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj. Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia…” (Isa. 49:15-16).

Njerëzit mund të na harrojnë, por Perëndia jo! Ne mund të ndihemi të braktisur, por Perëndia na kujton. Nëse besojmë që Perëndia na ka braktisur, kjo na pengon të besojmë në zemrën tonë se Ai na do. Por le të mos harrojmë që Zoti na ka gdhendur në pëllëmbët e duarve të Tij. Si mund të të harrojë Ai ty, fëmijën e Tij të dashur? Ai të do dhe të kujton. — Nancy Boote

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ju do dhe ju kujton.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita34

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags