web-dita-85-woha-85

Perëndia na mban

Loading poll …

Dita 85 | Lexoni nga Psalmi 63

“Shpirti im do të ngopet…” (v. 5)

Përfytyroni sikur të keni humbur në shkretëtirë, me pikat e fundit të ujit në shishen që ju mbaroi tre ditë më parë dhe ndiheni të rraskapitur, të sigurt se nëse nuk gjeni shpejt ujë, do të vdisni. Ka periudha kur shpirtërisht ndihemi sikur jemi në një shkretëtirë të tillë, të pamundur të gjejmë burimet jetëdhënëse të ujit që vijnë nga prania e Perëndisë. Ndonjëherë, shumë prej nesh e gjejnë veten në situata të tilla dhe kur vuajmë apo jemi të dekurajuar, është e lehtë që ta largojmë Perëndinë, ta fajësojmë Atë dhe të irritohemi me Të. Por ka dhe një reagim tjetër. Sprovat tona mund të na drejtojnë te Perëndia.

Si Davidi në Psalmin 63, ne e dëshirojmë vërtet praninë e Perëndisë, përlëvdimin, gëzimin dhe miqësinë me Të (v. 1-8). Shkretëtira është vendi ku Perëndia na nxit që t’i afrohemi Atij dhe të dëgjojmë zërin e Tij më qartë. Kur i afrohemi (v. 7) dhe hapim veshët, Ai bëhet uji i gjallë që shuan etjen tonë. Në fakt, kur ne e kërkojmë Perëndinë me vendosshmëri, shkretëtira mund të jetë një nga aventurat më të mëdha për të përftuar mençuri, fuqi dhe pjekuri. Qetësia e shkretëtirës na lejon që ta njohim Atë më mirë, me më shumë thellësi dhe përmbushje dhe që të gjejmë kënaqësi vetëm tek Ai (v. 5-7).

Edhe në shkretëtirë Perëndia na sheh dhe na mban. Kur ne kërkojmë Perëndinë në sprovat tona, ne ripërtërijmë besimin. Perëndia nuk gëzohet nga dhimbja jonë, Ai gjen kënaqësi kur na përqafon fort (v. 8). Zoti e di rrugën për të dalë nga shkretëtira. Na duhet vetëm që të kapim dorën e Tij. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si të ndiheni falënderues për etjen tuaj.

#Psalmi63 #PerendiaNaMban #EtjeShpirterore #Shkretetira #BesimNeSprova #UjiIGjalle #PerendiaNaSheh #ZotiNaMban #Lutje #Faleminderim #AfrohuTeZoti #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags